Tiranë- Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin e 8 gushtit të vitit 2022, që parashikonte dhënien me koncesionit të disa shërbimeve që i ofron AKSHI, si certifikata elektronike apo nënshkrimi elektronik për bizneset.
“Shfuqizimin e vendimit nr.581, datë 31.8.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënien me koncesion/PPP për projektin “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 20 dhjetor 2023, por pa dhënë argumente për shkakun e kësaj tërheqje.
Më pas u përfol që edhe pagesat dixhitale për shërbime të tjera publike që ofrohen nga AKSHI, do të bëheshin me pagesë, pra në rast se qytetarët do të merrnin një shërbim të caktuar nga e-Albania, do të duhet të paguanin një tarifë tek kompania private që do të merrte koncesionin.
Por me shfuqizimin e këtij vendimi, të gjitha shërbimet mbeten përgjegjësi e AKSHI-t, ku nënshkrimi elektronik dhe certifikata elektronike për fiskalizimin do të vijojnë të kenë të njëjtën tarifë për bizneset përkatësisht 4800 lekë dhe 4000 lekë.
Për vitin e kaluar për këtë koncesion ishin vënë në dispozicion 208.8 milionë lekë, ndërsa për vitin 2024, për këtë projekt nuk janë parashikuar fonde në buxhetin e shtetit të miratuar tashmë edhe në Kuvend.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1328
Lajme të tjera
-
AKSHI: Jemi nën sulme kibernetike, qëllim bllokimi i faqeve publike! Të dhënat janë sigurta! Situata është kthyer në normalitet
27 Dhjetor 2023, 13:05
-
BB vlerëson projektin 65 mln USD të Govtech: Nisje e mirë, detyrat për AKSHI-n dhe MAS
27 Dhjetor 2023, 12:53
-
Certifikatat e origjinës do të lëshohen në mënyrë elektronike me nënshkrim digital
7 Dhjetor 2023, 12:24
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi në rajon
5 Tetor 2023, 16:47
-
Karçanaj: AKSHI, me ndihmën e partnerëve amerikanë, drejton Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë Kibernetike
3 Tetor 2023, 19:14
-
Thirrje Qendrave të Inovacionit Digjital të bëhen pjesë e Programit të Evropës Digjitale
6 Shtator 2023, 09:52
-
Drejtoresha e AKSHI-t: Së shpejti implementojmë Kadastrën 3D, informacion në kohë reale për vendndodhjen dhe hapësirën e pronës
30 Qershor 2023, 12:29
-
Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike
10 Qershor 2023, 13:18
-
AKSHI: Open Data do të pasurohet me më shumë të dhëna e do të bëhet edhe më i aksesueshëm për qytetarët
6 Qershor 2023, 15:00
-
AKSHI në kërkim të mundësive të mëdha, Karçanaj pret delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe
20 Maj 2023, 20:47
-
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, për të gjithë!
28 Mars 2023, 14:30
-
Kongresi i Shëndetësisë, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias! Sot shërbim shëndetësor më cilësor
6 Mars 2023, 17:30
filloi largimi nga SKEMA.
Përgjigju