Ç’është ky 13 shtator fatal?

Ç’është ky 13 shtator fatal?

Profesor Sabit Brokaj

Jo, jo, jo, jo…profesor Sabit Brokaj…nuk dua ta besoj nuk dua ta pranoj…mik i shtrenjtë…njeriu me vlera..mjeku i shkëlqyer…intelektuali i përkorë …Profesor të pash dje te kafja pranë shtëpisë ishe me bashkëshorten…diçka po lexoje në telefon. Pata në çast një dilemë t’i flas apo mos e shqetësoj…

Nuk ju fola. Gabova. Bisedat tona të gjata ajo qetësia juaj, argumentimi dëgjimi i vëmendshëm, kuraja dhe serioziteti në çdo gjë që thoshit dhe bënit.

Nuk dua ta besoj që ajo zemra juaj fisnike që shëroi dhe shpëtoi aq shume zemra sot në mëngjes e lodhur u ndal… ç’është ky 13 shtatori fatal. Oh profesor sa me ligështove. Çfarë dhimbje. Jam i shtangur. O burrë i rralle…ajo bujaria juaj. Nuk mund ta mendoj që nuk do takohemi më.

Shqipëria humbi një tribun dinjiteti një politikan me parime një reformator demokrat një qytetar që hyri në histori duke bërë histori.

Si the kur le mandatin e deputetit profesor Sabit Brokaj. “Unë po iki nuk mund të qëndroj më këtu. Kemi 20 vjet që po e gënjejmë popullin”. Dhe ashtu bëre …ike duke mbetur njeriu i sinqertë i të vërtetës. Veshe mantelin e bardhë të mjekut dhe u vure në shërbim të popullit.

Ti nuk vure pasuri, ti pate pasuri vetëm dinjitetin ndaj je i rralle je model do të mbetesh model. Shqiptaria humbi një nga bijtë e saj me dinjitoz…humbi unikalin Sabit Brokaj. Parajsa me ty do pasurohet. Lamtumirë mik dheu i lehtë…Brenga mbetet….emri yt është shkruar në kujtesën e popullit…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 14/09/2020 13:00

    Burre i rralle e kam njof dhe jam vizituar tek Sabiti.., fjalet e mira jane pak per te, .. perfaqesues i denje i laberis e shqiperise, i till do mbetesh.

    Përgjigju
  • shkoder: 13/09/2020 18:50

    Po iki se kam 20 vjet qe po genjejme popullin- kjo eshte qytetari!!!!! te ikesh qe ne vitin e pare ose mos te marresh pjese ne ate llum tradhetaresh - kjo eshte qytetari. Keni humbur gjykimin njerz.

    Përgjigju
  • BennTironci: 13/09/2020 16:50

    Ekselent... qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’