Çështja Babale/ Basha letër Yuri Kim për të mbrojtur Ervin Salianjin: E kanë dënuar padrejtësisht

Çështja Babale/ Basha letër Yuri Kim për të mbrojtur Ervin Salianjin: E kanë dënuar padrejtësisht

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, në mbrojtje të ish- deputetit të tij, Ervin Salianji. Në letrën që mban datën 11 shkurt, Basha ka informuar për çështjen 'Babale', sipas së cilit Salianji është dënuar padrejtësisht, ndërsa vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka mbrojtjen nga qeveria.

Kryedemokrati hedh akuza për policinë, drejtësinë dhe qeverinë shqiptare, sipas së cilit të gjithë bashkë i kanë dalë në mbrojtje Agron Xhafajt, e ndërsa me anë të një gjyqi politik, siç ai quan, kanë dënuar ata që kanë denoncuar krimin.

"Në këtë letër, keni një  informacion të shkurtër lidhur me vëllanë e ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ne jemi shumë të shqetësuar  për ndërhyrjen politike në çështjen 'Xhafaj'.

PD ka denoncuar publikisht me prova dhe fakte në sajë të përfaqësuesit të tij, Ervin Salianji për përfshirjen trafikimin e lëndëve narkotike të Fatmir Xhafajt, vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili mbrohej dhe lëviztë i lirë në Shqipër, edhe pse ai ka një dënim nga gjykata Italia me 7 vite e4 muaj burg. Pavarësisht kësaj, ai vijonte lëvizte i lirë për shkak se kishte mbështetje nga qeveria.

Pasi kjo çështje u bë publike nga përfaqësuesi i PD-së, Ervin Salianji dhe gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, vëllai i ministrit të Brendshëm u dërgua me shpejtësi në Itali, ku dhe po vuan dënimin atje. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS. Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme.

 Bashkangjitur në dokument keni një panoramim më të qartë të abuzimit të pushtetit dhe trysnisë politike që ka çuar në një drejtësi qesharake, duke dënuar denoncuesit e krimit dhe duke mbrojtur autorët", shkruhet në letër. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, por ai nuk u arrestua për të bërë burg, pasi u hetua në gjendje të lirë.

Letra e kreut të PD, Basha

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 06/03/2020 00:12

    Pse nuk i shkruajte per ata 4 qe vrave ne bulevard dhe ata 6 qe plagose duke urdheruar te qelloje ne turme. Pse ore nuk i shkruajte per ato qe vodhe ne rrugen durres kukes me duket nja 220mln euro. Pse ore nuk i the qe vrave dhe Sokol Olldashin se po te merrte partine

    Përgjigju
  • O Bashe mavria: 05/03/2020 23:06

    Po per vrasjet qe bere ne 21 janar i ke shkruar mo? Po per 220 milionneuri qe vodhe mo?

    Përgjigju
  • Amerikon: 05/03/2020 22:45

    Se cfarepune ka kjo Korean a me nje vendim gjykate... Nje zot e di

    Përgjigju
  • Koli: 05/03/2020 22:45

    Normale qe do besh maksimumin per ta shpetuar! Me sa duket projektuesi i fallsifikimit dhe strumbullari i mashtrimit qe mori me qafe sallanjin paske qene ti Lulzim Basha.

    Përgjigju
  • Andi: 05/03/2020 22:25

    I mbyturi kapet pas fijes së kashtës.

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/03/2020 22:11

    Lul rrugaqi

    Përgjigju
  • Nevruz Cuka: 05/03/2020 21:02

    Iliri ka friken se eshte i korruptu dhe ka frike se e shkarkojne si president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi