Aksioni opozitar/ Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Aksioni opozitar/ Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në Report Tv

TIRANË- Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në "5 pyetje nga Babaramo", sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Bardhi është ndalur në tre çështje kryesore, ku theksoi se nuk ka një marrëveshje të fshehtë PD-PS, nuk ka përçarje me aleatët e aq më tepër me LSI-në, si dhe kryebashkiakët Valdrin Pjetri (Shkodër), Agim Kajmaku (Vorë) dhe Mark Babani (Vau i Dejës) nuk janë të vetmit, për të cilët kanë marrë informacione dhe kanë siguruar dokumentet që vërtetojnë se janë me të shkuar kriminale. Ai paralajmëroi se kanë informacione edhe për 7-8 kryebashkiakë të tjerë, që janë me precedentë penal

Një tjetër çështje e trajtuar në emisionin e sotë, është edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Në "petkun" e një juristi, Bardhi tha se e gjykon një vendim krejtësisht Kushtetues shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nga kreu i shtetit, teksa e cilësoi Komisionin Hetimor, si një "tallje për shqiptarët".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Bardhi si jurist 'i del në mbrojtje' Metës: Kom. Hetimor tallje! Vendimi i tij i drejtë

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në "mbrojtje" presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar vendimin e tij për të zhtyrë zgjedhjet e 30 qershorit si kushtetues. Duke u ndalur tek Komisioni Hetimor, i ngritur më shkarkimin e Metës, Bardhi e etiketoi si një "tallje për shqiptarët".

"Komisioni Hetimor për Metën një tallje dhe harxhim kohe për shqiptarët. Nuk ka shkelur kushtetutën. Meta ka vepruar në cilësinë e tij si kryetar shteti, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si garant i vetëm institucional. Si jurist, mendoj se ka ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij", tha Bardhi.

Ora 21:18
Bardhi: S'ka përçarje me LSI-në! Aksioni opozitar do vijojë, por jo vetëm me protesta

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita do të vijojë me protestat, por ka theksuar se kjo metodë është e pamjaftueshme në arritjen e qëllimit final. Sa i përket marrëdhënies me aleatët, veçanërisht me LSI-në, Bardhi mohoi të ketë përçarje dhe se opozita e bashkuar vijon të jetë e tillë.

"Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë. Do mblidhemi këtë javë për të marrë një vendim për format e aksionit politik. Protestat nuk do kenë ndikim te procesi i hapjes së negociatave, të protestosh është një e drejtë legjitime, kushtetuese. Aksioni politik s'ka lidhje me çeljen e negociatave. Sepse e shikojmë si një mundësi kontrolli", tha Bardhi.

Ora 21:13
Bardhi në Report Tv: Do bëjmë publike emrat e 7 kryebashkiakëve të PS-së me të shkuar kriminale

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione se kanë të shkuar kriminale.

"Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra", tha Bardhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjikdako kajmakliu: 17/09/2019 01:05

    Protesta protesta dhe pa mbarim protesta deri sa te largohet i madhi

    Përgjigju
  • Naim Leksi: 17/09/2019 00:37

    Kapini dhe plasini brenda kelyshet e Rusise qe duan ti vene flaken Shqiperise.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 16/09/2019 22:43

    Protestat do te rifillojne kur te jape urdher Aleksander Karpushini.

    Përgjigju
  • Qorri: 16/09/2019 21:54

    Filloni sa me shpejt! Or Bashuk, nuk ka te beje me fuqine Rames pse deshtoni, ka te beje me ate qe "Kush Jeni Ju" qe do hiqni korrupsionin?! Met/Mon Lalz?, Bash/Berish Gerdec, Rraport mjeksor per Rr.Kombit, Deti Bakojan, 7501-sh etj...? Apo Nardna e Pecna , mikrobe te juaja?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 16/09/2019 21:48

    O pidhra motrash o anti shqiptar o klysha kurvash po gjithmon sa her te pres shqiperia pergjigje te mir ju do dilni kundra ptu ptu

    Përgjigju
  • Roza: 16/09/2019 21:45

    Pse ne rruge do rrini akoma me halabaket e qytezave, me rebelet hajdute? Merreni pushtetin me tru e mendje por siduket sju ka ngelur asgje tjeter vec rruges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit