Çështja e Zani Çaushit/ Probleme me llogaritjen e burgimit, Gjykata e Korçës shpall moskompetencë! Avokati: E çojmë në Strasburg

Merr tjetër rrjedhë procesi gjyqësor i Zani Çaushit në Gjykatën e Korçës. Gjykata shpalli moskompetencë, duke pretenduar se Zani Çaushi fillimisht mund të ankohej në drejtorinë e Burgut të Drenovës, më pas në Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve dhe nëse do të merrte një përgjigje negative do të mund t'i drejtohej gjykatës.

Ky vendim i Gjykatës erdhi pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, në të cilat konstatohet se Myrteza Çaushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më 6 nëntorin e kaluar20 vite e 10 muaj burgim.

Ndërkohë që sipas avokatit të Çaushit institucioni i vuajtjes së dënimit në Drenovë deri në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Caushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim.

Avokati i tij pretendon se në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur Burgu i Drenovës.

"Burgu i Drenovës me llogaritjen specifike i ka nxjerrë 21 vite burg. Kjo është situata dhe un mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të raste dinamika me probleme, do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi min e drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vuajtjes së dënimit.

Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklaratat publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.

Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarëve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka pasur gabime në vazhdimësi, nëse nuk do ishte Zani Çaushi çështja do ishte më e thjeshtë, por unë besoj që do gjejë zgjidhje", është shprehur avokati.

Seancat e kaluara për këtë çështje janë shtyrë  për shkak se palët, mbrojtëse dhe akuzuese donin të njiheshin me aktet e dosjes që ka sjellë IEVP Drenovë. Zani Çaushi ka kërkuar që të përllogariten vitet e burgut që ka kryer, pasi sipas avokatit të tij nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta të kërkojë liri me kusht. Avokati pretendon se Caushi ka kryer 31 vite burgim dhe ndaj i lind e drejta për lirim me kusht.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë