Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

Kur dr. Halim Kosova humbi përballe Erion Veliajt ne zgjedhjet për kryeqytetin, i bëra vetëm një sms: Doktor nuk humbe ti, humbi Tirana.

Nuk kam ndermend ta shpjegoj pse vazhdoj t’i qendroj ketij mendimi, nese dikush nuk e kupton, as shpjegimi im i gjate, nuk do mundet ta beje te kuptoje, sepse s’do te kuptoje. Por nuk eshte ky qellimi. Fare.

Jam krejt i hallakatur, si rrallehere gjashte muaj para zgjedhjeve, pa arritur te gjej nje pergjigje, cfare kerkon PD dhe Lul Basha? Do me hidhesh ne gryke e do me thuash: fitimin e zgjedhjeve, ardhjen ne pushtet, largimin e hajduteve, grabitesve, shporrjen e Edvin Kristaq bllokades, etj, etj togfjalesha sulmues.

Dakort po si? Dhjetorin mos e llogarit si muaj, sepse as e ka njeri mendjen tek zgjedhjet. Po dhe gjysma e janarit do shkoje si perhere, plus vaksinen ne pritje dhe kovidin neper kembe. Sa muaj i mbeten Bashes? Tre muaj.

Ne nje shkrim te para pak muajve (Basha koha te rivalizoje seriozisht Ramen…), sugjeroja mes te tjerave se PD duhet te mbledhe cdo cope te saj. Sot shohim se jo vetem copat e lena rrugeve nga PD, madje jo nga PD, por nga Basha me shume, jane kthyer ne rreziqe humbje votash, sado te pakta, PD paska luksin te shqelmoje edhe personalitete si Halim Kosova. Personalitete te fushes profesionale, jo politike.

A mund te me thoni ndonje politikan profesionist ne PD? Atehere si e paska kete luks PD, t’i mohoje vetes ne mos mijera, qindra, a doni, dhjetera vota?! Sepse Halim Kosova ka vota qe i sjell ne emer te tij. Nuk eshte i perfolur. Nuk ka asnje njolle politike dhe institucionale. Edhe kaq jane shume ne mes te nje politike te zhytur ne turp e korrupsion, por mund te vazhdojme me fisnikerine, me qetesine, me butesine, me natyren luajale, me pamundesine e korruptimit material e intelektual.

Atehere si valle PD leshon nje “diamant” te tille? E hedh poshte kete diamant, me shkresat e dikujt qe ne ndryshim nga homologet, nga maja e shtetit, ben kontrollorin e cilesise ne parti. Pffff. Per me teper qe Kosova (vetem nga mbiemri Basha si nip andej, duhet te bente nje “perjashtim”), ka qene ne betejen e Tiranes…

Pra kthehem tek pyetja qe me hallakat, cfare kerkon Basha dhe PD? Sepse pushtetin s’e besoj qe e duan. Si mund ta duash kur kjo parti, e djathte, shperfill fisnikerine, ate qe na mungon prej kaq dekadash?!

Nuk e di a i eshte pergjigjur Basha ende asaj pyetjes ne po te njejtin shkrim qe citova pak me larte: Ai vete pse duhet ta votoje Lul Bashen? Nuk e di cfare strategjie ka. Nuk e di a ka strategji. Por realisht, sot PD dhe opozita duhet te ishin si legjione romake e falanga maqedonase bashke; te mos kishin asnje pike te dobet dhe kur te sulmonin rezistenca kundershtare te ishte krejt e paperfillshme.

Ne fakt “ushtria” e Bashes duket krejt si polaket mbi kuaj qe sulmojne me ulerima “tigrat” naziste. Mbetet vetem pak kohe qe Basha dhe PD te qartesohet se cfare kerkon, si e kerkon, pse e kerkon dhe mbi te gjitha, me ke e kerkon. Jam shume kurioz te mesoj, cili eshte ai person i perzgjedhur nga komisioni i PD qe ploteson kushtet per te qene perfaqesues politik i saj, me shume se Halim Kosova? Perfshire dhe dy bashkekryetaret e komisionit, e duke vazhduar edhe me larte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poko: 04/12/2020 03:37

    Halim Kosova duhej te kishte marre ne dore drejtimin e partise demokratike.Lulzim Basha nuk eshte as cereku i Dokorit.Doktori beri gabim qe ne fillim qe iu bashkua kesaj partie.humbi shume nga reputacioni tij,biles edhe Saliu nuk as te maj e thoit doktor Halimit

    Përgjigju
  • O tej: 03/12/2020 23:25

    Basha kerkon nje mu... te madh

    Përgjigju
  • Dibran: 03/12/2020 22:02

    Pse eshte gabim i Bashes???????? Gabimi eshte i Kosoves qe ka kohe qe kerkon strehe ne ate stan me te gjitha llojet e bulmetrave te qelbura !!!!!!! Kryebaxhieri i ketij stani eshte SALISERBKRIMINELTRADHETARGJAKSORBERISHIQI !!!!! Cfare kerkon ne deren e ketij stani doktor KOSOVA ?????? Cfare e lidh me brendine e ketij stani te qelbur?????? Ne qoftese nuk e lidh asgje-LE TE LARGOHET QE ANDEJ DHE TE MBETET I ....NDERUAR !!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota