Çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh, Meta: Do dërgoj Avokaturën e Shtetit para drejtësisë, 3 muaj nuk më japin informacion

Çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh, Meta: Do dërgoj Avokaturën e Shtetit para drejtësisë, 3 muaj nuk më japin informacion

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Meta nëpërmjet një thirrje të tretë për informacion për Avokaturën e Shtetit për çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh bën me dije se do të çojë para drejtësisë personat që janë bërë penges për dhënie informacioni.

Nëpërmjet një letre drejtuar Avokaturës së Shtetit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe për dijeni të Kryeministrit, Meta thotë se nuk i është dhënë informacion edhe pas dy kërkesave dhe disa muajve pritje.

'Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës,ju është kërkuari nformacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje! Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë! Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avokaturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave tëv endit', shkruhet në kërkesën e Metës.

Meta ka kërkuar informacion të detajuar për çështjet e Shqipërisë në Arbitrazh, ku mes të tjerash interesohet për çështjet e humbura, të fituara dhe detyrimin financiar që ka vendi ynë.

'Presidenti i Republikës,në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi: Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje; Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer; Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit; Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi: Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit; Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre. Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo', vijon Meta në kërkesën e tij.

Kreu i shtetit në këtë kërkesë ka paralajmëruar se 'do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpërdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dë metë konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.'

Gjithashtu Meta i kërkon Anila Denajt informacion mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar që Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të shlyejë.

(Kliko këtu për të lexuar letren drejtuar Avokaturës së Shtetit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave )

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 28/11/2020 07:05

    Likja ka hall se mos I marrin shtepite e pasuri dhe paguajne Beghetin Po Qente e Macet a hyjne me ate mesele se kane Banjot e tyre dhe ku te dhjesin e Nona-Mona ku ti gatuaj te hane Popullin e ka bere me shtepi e katandi ska fare merak Po Kushtetuta a e lejon qe ti marin Pasurite e Shtepite qe po u bo nevrik Likja do dale para parlamentit me Kushtetute me dore duke u dridhur nga histerizmi do ulet ne gjunje dhe do lepije lesht e boleve te Popullit Keshtu e ka ligj Kushtetuta

    Përgjigju
  • toni: 31/10/2020 17:21

    o like o iformacion ,te jap un...sa kam nxjerr nje raki kocimare o vish ta provosh

    Përgjigju
  • sheqere: 31/10/2020 17:03

    Ne arbitrazh pale eshte shteti shqipetar, dhe si perfaqesues pas tij eshte kuvendi, keshtu qe info dhe perditesime per ceshtjet e arbitrazhit duhet ti kete cdo deputet, patjeter dhe Presidenti.

    Përgjigju
    • Frit: 31/10/2020 22:28

      O te dhjefsha presidentin

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet