Çfarë e shtyn një intelektual si Artan Hoxha t'i shkojë poshtë penxheres Sali Berishës?

Çfarë e shtyn një intelektual si Artan Hoxha t'i shkojë poshtë penxheres Sali Berishës?

Artan Hoxha poshtë ballkonit të Berishës

Sali Berisha prej disa muajsh është në betejë me drejtësinë, për një nga akuzat më të lehta që rëndojnë ndaj tij.

Pallatet e dhëndrit, janë ku e ku, me skemat piramidale që sollën ’97-n, ku u vranë mijëra vetë, me Gërdecin, me aferën CEZ-DIA dhe me 21 janarin, ku u ekzekutuan në shesh katër demonstrues me duar në xhep.

Ndaj rruga e tij në përballjen me drejtësinë, duket se do të jetë goxha e gjatë dhe ky është vetëm fillimi.

Normalisht, një njeriu të tillë, me një mal akuzash mbi vete, nga ato më të rëndat që mund të akuzohet një politikan, me damkën “non grata” për korrupsion madhor nga SHBA dhe Britania e Madhe, që ka arritur deri aty sa të vrasë njerëz të pafajshëm për pasurimin e familjes apo aleatëve të tij (Gërdeci, 21 janari), çdokush do t’i qendronte larg, si atij të sëmurit me lebër.

Vetëm se në fakt, nuk ndodh kështu.

Dhjetëra gazetarë e media, pilitikanë, madje dhe ata që deri më dje kanë nxjerrë nga goja akuza të llahtarshme ndaj “babit të Zenit”, janë vënë në garë kush ta mbrojë më shumë, duke nxjerrë justifikime të tipit, jo po goditet opozita, jo po pas SPAK qendron Rama, Soros, SHBA, jo po nuk janë ndjekur në rregull procedurat me arrestin e tij shtëpiak etj etj.

Disa prej tyre madje, kanë guxuar t’i shkojnë edhe poshtë shtëpisë, duke kërkuar lirimin e tij, a thua Berisha është “Mandela i bardhë”, që po e mbajnë brenda padrejtësisht.

Shumica e tyre janë delirantë dhe persona që nuk iu vjen turp të vënë fytyrën e tyre, përkrah Berishës.

Por kur sheh pastaj dhe ndonjë intelektual, analist, profesor që ka dhe Universitet dhe iu jep mësim studentëve se si duhet të çajnë në jetë, si puna e Artan Hoxhës, atëherë të lind pyetja se çfarë mund ta shtyjë një njeri të tillë, t’i shkojë poshtë ballkonit Sali Berishës?

Se mirë Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi etj si puna e këtyre, shkojnë aty se çdo gjë në jetë e kanë prej Berishës dhe të kishin në dorë më shumë pushtet, ndoshta do të kishin vepruar edhe më keq se ai, por një njeri si Artan Hoxha, përse duhet të bëhet “pis”, duke shkuar në “foltoren” e korrupsionit!

Ndoshta përgjigjien mund ta gjejmë tek ajo batuta e famshme e filmit shqiptar “Ilegalët”, “njeriu zihet ngushtë. Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell terë jetën”!

Kjo, jo vetëm për Artanin, por gjithë Artanët që janë vënë në rresht para Berishës, edhe tani kur s’ka çfarë t’i mbrosh, të pambrojtshmes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 12/04/2024 13:06

    ish shik-as

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah