Çfarë e vuri në pranga Redjan Rrajën?! Gabimet 'amatoreske' që la në makinën e braktisur

Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze, gjurmë gishtash, bishta cigaresh, fije floku dhe prova të tjerë. Gjurmët e gishtërinjve nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në makinën e autorëve policia gjeti dy bidonë me benzinë, por që nuk arritën që ti vendosnin flakën për të zhdukur gjurmët. Gabimi bëri që të mos arrinin që të zhduknin provat. I vetëdijshëm që gabimi do i kushtonte, Rraja tentoi që të largohet drejt Malit të Zi për t'u arratisur, por u prangos.

Dyshimet janë se nëse faktohet që ai është autori, mund të jetë vrasës me pagesë, pasi deri më tani nuk ka të dokumentuara konflikte të mëparshme mes tij prokurorit Ndoja, apo dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë dhe mbetën të plagosur, Landi Muharremit nga Sukthi, dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku.


Lajmi kryesor:

Lihet në burg Redjan Rraja: S'kam lidhje me atentatin ndaj prokurorit! Gjurmët e tij u gjetën në syzet brenda makinës


G.M./d.ba./Shqiptarja.com