Sondazhi në Report Tv/ Shumica e shqiptarëve mbështesin masat e marra kundër koronavirusit, skeptikë mbi mbështetjen ekonomike

TIRANE-Shumica e qytetarëve shqiptarë mbështesin masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa janë skeptikë mbi mbështetjen ekonomike. Report Tv publikoi mbrëmjen e së martës sondazhin e zhvilluar në Itali dhe në Shqipëri nën kujdesin e Roberto Baldassarit, autor sondazhesh për mediat më të rëndësishme që në vendin tonë paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017. Në sondazhin e zhvilluar në Shqipëri, 86% e qytetarëve janë shprehur se situata nga koronavirusi është alarmuese. Por 78% e personave që janë anketuar kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama dhe masave të forta që mori. 75% e tyre u shprehën se masat e qeverisë kundër koronavirusit ishin të drejta dhe domosdoshme.

Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare. Por cfarë mendojnë qytetarët? 63% e të anketuarve janë shprehur se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Por në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet vetëm 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Koronavirusi ka ndryshuar edhe gjykimin e shqiptarëve për politikanët nisur nga sjellja e tyre në këtë situatë emergjence. 51% e qytetarëve janë shprehur se duke parë sjelljen mbi koronavirusin, gjykimi i tyre mbi kryeministrin Edi Rama është përmirësuar, për Lulzim Bashën 51% nuk e kanë ndryshuar mendimin pas virusit, ndërsa 36% janë shprehur se mendimi i tyre për liderin demokrat është përkeqësuar. Vetëm te 3% e qytetarëve u përmirësua gjykimi për Kryemadhin.

E ndërsa nuk ka dyshime lidhur me lajmin e mirë mbi vendimin për hapjen e negociatave, nëse do të bëheshin nesër zgjedhjet e reja parlamentare, PS-ja do të merrte e vetme 51-55% të votave duke u rritur ndjeshëm nga 2017 kur mori 48.3%. Rritje ka edhe PD-ja, nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.

Por sondazhi i Roberto Baldassarit për Report Tv nuk është zhvilluar vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Qytetarët e vendit fqinj janë pyetur lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve të qeverisë shqiptare në Itali në luftën kundër koronavirusit. Rezultatet e sondazhit përkthehen në një ndryshim imazhi për Shqipërinë pas gjestit të kryeministrit Edi Rama. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
Sondazhi i shoqërisë italiane 'MG Research' në Report TV nëpërmjet fotove
Ora 23:18
Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ PS do merrte 51% e vetme, rritet edhe PD, rënie e fortë e LSI (Sondazhi)

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%. Krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%. Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit. Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017

1586294708_16Zgjedhjetparlamentareperkedovotonit.jpg

Ora 23:17
Kush e ka meritën për hapjen e negociatave me BE-në? Ja si janë përgjigjur shqiptarët (Sondazhi)

1586294287_15vendimiibemeritaekujt.jpg
Por kujt ja atribuojnë shqiptarët meritën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Në sondazhin e zhvilluar nga Roberto Baldassari për Report Tv, 49% ja atribuojnë punës së qeverisë, 26% punës së të gjithëve përfshirë edhe Presidentin Meta, 17% punës së të dyve shumicë-opozitë, ndërsa vetëm 8% punës së opozitës.

Ora 23:13
Çfarë mendojnë shqiptarët për hapjen e negociatave? (Sondazhi)

1586294189_14vendimiiBE.jpg
Pak javë më parë Shqipërisë iu hapën negociatat me BE-në. Por si e gjykojnë shqiptarët vendimin për hapjen e negociatave? 88% janë pro duke e cilësuar si vendim mjaft të mirë, 12% janë indiferentë, ndërsa asnjë nuk është kundër.

Ora 23:10
Sjellja mbi situatën emergjente përkeqësoi mendimin e shqiptarëve për Berishën (Sondazhi)

1586293844_13SaliBerisha.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Sali Berishës? 59% e qytetarëve janë shprehur se gjykimi për ish-kryeministrin nuk ka ndryshuar, 35% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi i tyre për ish-drejtuesin e PD-së duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 6% është përmirësuar gjykimi.

Ora 23:08
Vetëm te 3% e qytetarëve u përmirësua gjykimi për Kryemadhin në raport me sjelljen mbi emergjencën

1586293757_13MonikaKryemadhi.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e saj në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi? 63% janë shprehur se gjykimi për Kryemadhin nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për drejtuesen e LSI-së duke parë sjelljen e saj, ndërsa vetëm te 3% është përmirësuar gjykimi.

Ora 23:07
Sondazhi për Report Tv/ 33% e shqiptarëve: Sjellja mbi situatën më ka përkeqësuar gjykimin për Metën

1586293652_13ilirmeta.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Presidentit Ilir Meta? 59% janë shprehur se gjykimi për Ilir Metën nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për Presidentin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 8% është përmirësuar gjykimi.

Ora 22:58
51% e shqiptarëve s'e ndryshojnë mendimin për Bashën pas virusit, 36%: Na është përkeqësuar


Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha? 51% janë shprehur se gjykimi për liderin demokrat nuk ka ndryshuar, 36% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për kryedemokratin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 13% është përmirësuar gjykimi. Kemi një ulje në nivel 23% për Lulzim Bashën tha autori i sondazhit Roberto Baldassari.

Ora 22:56
51% e shqiptarëve: Duke parë sjelljen mbi koronavirusin, gjykimi im për Ramën u përmirësua (Sondazhi)

1586293051_13EdiRama.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Edi Ramës? 51% janë shprehur se gjykimi për kryeministrin është përmirësuar, 38% janë përgjigjur se nuk ka ndryshuar, ndërsa 11% kanë qenë se është përkeqësuar për kreun e qeverisë. 6 nga 10 shqiptarë të pyetur e kanë ndryshuar mendimin për kryeministrin Edi Rama.

Ora 22:52
Sondazhi mbi koronavirusin/ 52% e shqiptarëve: Meta s'po sillet në mënyrë të përgjegjshme! 48% pro


Shqiptarët janë pyetur edhe për sjelljen e Presidentit Ilir Meta në këtë periudhë emergjence nga koronavirusi. 52% e personave që janë anketuar janë shprehur se kreu i shtetit nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa 48% e kanë vlerësuar si të përgjegjshme. Në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme.  

Ora 22:43
Sondazhi për Report Tv/ 63% e shqiptarëve: Opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme

1586292230_11tabelasjelljaeopozites.jpg
Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare, pasi akuzat nga opozita kanë qenë të shumta kundër qeverisë. Por si e gjykojnë shqiptarët sjelljen e opozitës gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi? 63% e shqiptarëve mendojnë se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa vetëm 37% e tyre e vlerësojnë si të përgjegjshme.  

Ora 22:20
Puna në të zezë dhe diferencimi i mbështetjes! Pse një kategori i vlerësojnë masat diskriminuese? (Sondazhi)

1586290879_10Btabelamasatekonomike.jpg
Në sondazh 13% e personave që i kanë cilësuar masat si diskriminuese dhe selektive janë pyetur mbi arsyen. 42% e kësaj kategori janë shprehur se nuk ndihmojnë mjaftueshëm të varfrit dhe pensionistët, 24% janë shprehur se injorojnë punëtorët në të zezë, 21% kanë thënë sepse shumë sektorë qëndrojnë të pambrojtur, 8% sepse injorojnë të punësuarit në biznesin e madh dhe 5% sepse ndihmojnë vetëm punëtorët në biznesin e vogël.

Ora 22:15
Shqiptarët skeptikë mbi masat ekonomike, 13% e qytetarëve: Janë diskriminuese e selektive

1586290757_10tabelamasatekonomike.jpg
37% e shqiptarëve i kanë vlerësuar si të mjaftueshme masat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. 29% janë shprehur se janë masa komplet të pamjaftueshme, 21% i kanë vlerësuar të drejta, ndërsa 13% diskriminuese dhe selektive.

Ora 22:13
Kyçja brenda, pensionistët e fundjava! Me cilën masë shqiptarët s'janë dakord? (Sondazhi)

1586290443_9tabelapsesjenidakordmemasat.jpg
Qytetarët shqiptarë janë pyetur se me cilën nga masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit nuk janë dakord. 75% i kanë aprovuar të gjitha masat, 8% nuk janë dakord me limitimin e të drejtës për të dalë nga shtëpia, 7% kundër ndalimit të automjeteve të pa autorizuara, 4% kundër ndalimit absolut të pensionistëve për të dalë nga shtëpia, 2% kundër mbylljes së kufijve, 1% kundër mbylljes totale në fundjavë dhe 3% nuk janë përgjigjur. Shqiptarët janë plotësisht dakord me mbylljen e shkollave dhe bareve e restoranteve.  

Ora 22:06
75% e shqiptarëve: Masat e qeverisë kundër koronavirusit të drejta dhe domosdoshme! (Sondazhi)

1586290087_8tabelamasatshtrenguese.jpg
75% e shqiptarëve i gjykojnë të drejta dhe të domosdoshme masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës për të frenuar përhapjen e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri. 11% i cilësojnë si shtrënguese, 8% tepër shtrënguese dhe 7% pak shtrënguese.

Ora 21:56
Masat kundër koronavirusit! 78% e shqiptarëve: Rama reagoi me shpejtësi në momentin e duhur (Sondazhi)

1586289641_7tabelasikareaguarqeveria.jpg
Përballë situatës së shkaktuar nga koronavirusi, qytetarët shqiptarë janë pyetur si ka reaguar qeveria e Edi Ramës kundër përhapjes së epidemisë. 78% e shqiptarëve janë shprehur se qeveria ka reaguar mirë, në momentin e duhur dhe me shpejtësi. Ndërkohë që 22% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se qeveria ka reaguar keq, me vonesë dhe shumë ngadalë.

Ora 21:55
Sondazhi mbi koronavirusin në Shqipëri/ 86% e qytetarëve: Situata shumë alarmuese!

1586289407_6tabelasituatameshqiperi.jpg
50% e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si mjaftueshëm alarmuese situatën e provokuar nga koronavirusi në Shqipëri, 36% e vlerësojnë shumë alarmuese (në total 86%). Ka edhe nga ata qytetarë që janë shprehur se situata është pak alarmuese, që janë 13%, ndërsa për 1% nuk është aspak alarmuese (14% në total).  

Ora 21:54
Sondazhi në Shqipëri/ 95% e qytetarëve vlerësojnë vendimin e Ramës për dërgimin e mjekëve në Itali


75% e shqiptarëve e vlerësojnë totalisht të favorshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali. 20% e vlerësojnë si të favorshëm, vetëm 3% janë kundër, totalisht kundër nuk është shprehur asnjë qytetar shqiptar, ndërsa 2% janë indiferentë.

Ora 21:42
Autori italian i sondazhit për Report Tv: Ja pse italianët e pëlqejnë Ramën

Roberto Baldassari, autor i sondazhit për Report Tv në Itali dhe në Shqipëri referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të shifrave bëri edhe një batutë. "Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t'i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini. Rama përfaqëson bashkimin e këtyre dy elementëve. Nga kultura është personi intelektual, por ka edhe një lidership të fortë, që vendos" tha ai.

Ora 21:21
Sjellja në raport me Italinë/ 62.8% e italianëve vendosin Ramën në krye të liderëve të preferuar

1586287807_4tabelaperlideretboteroredheitalianeperweb.jpeg
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin. Në sondazhin e bërë në Itali për Report Tv, se cilët liderë politikë vlerësojnë më shumë, qytetarët e vendit fqinj, pas kryeministrit të tyre Conte, ndër liderët botërorë, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas vjen Vladimir Putin me 52.8%, Presidenti francez Macron me 41.6. Shumë poshtë në renditje është Donald Trump apo Merkel. Italianët janë shumë të pakënaqur me Brukselin dhe vendet e unionit. Në sondazh italianët janë pyetur lidhur edhe me politikën e brendshme, ku kryeson kryeministri Conte, të cilin qytetarët e vlerësojnë me 67.3% për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, Salvini i LEGA-s renditet i katërti, ministri i Jashtëm Di Maio i shtati, ndërsa Berlusconi i 11-ti.1586288973_4tabelalideretboterore.jpg

Ora 21:18
Sondazhi për Report Tv/ 62.8% e italianëve: E vlerësojmë shumë ndihmën e Ramës me mjekët


Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv si e vlerësojnë vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndihmën e ofruar Italisë me 30 mjekët dhe infermierët. 38.3% e qytetarëve italianë janë shprehur se e vlerësojnë shumë gjestin e kryeministrit shqiptar, 24.5% si të mjaftueshëm (në total 62.8%). Ndërsa 29.7% e kanë vlerësuar pak dhe 7.5% aspak (në total 37.2%).

Ora 21:15
Gjesti me mjekët ndryshoi imazhin, 95.6% e italianëve: Mendimi për shqiptarët është përmirësuar

1586286951_2tabela2mendimipershqiptaret.jpg
Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv nëse ka ndryshuar mendimi i tyre për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, 3.3% theksuan se vijon që të jetë njëlloj, ndërsa 1.1% thanë se është përkeqësuar.

Ora 21:10
Sondazhi për Report Tv/ 93.3% e italianëve: Po, e dimë që Shqipëria solli mjekët


Në datë 29 mars kryeministri Edi Rama dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar vendin fqinj në përballimin e luftës kundër koronavirusit. Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane "MG Research" kryen një sondazh kombëtar në Itali duke pyetur qytetarët e vendit fqinj nëse janë informuar mbi këtë fakt. 93.3% e italianëve që janë pyetur janë shprehur po, 'jam në dijeni', ndërsa 6.7% e tyre kanë thënë se nuk janë dijeni. Nga 10 qytetarë të pyetur, 9 prej tyre ishin në dijeni të gjestit të bërë nga Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 08/04/2020 17:26

    NUK DESHEN ta fusnim shqiperine ne Europe,,,,por I doli per hundesh,,,zoti I laka te gjitha gjynahet,,,,menjehere I coi semundjen qe s'ka doctor ta sheroje,,,franca katastrofe,anglia po ashtu dhe hollanda me mijera te vdekur,,,u penduan dhe menjehere e ftuan shqiperine dhe maqedonine per te hapur negociatat,,,por ishin vone zoti e kishte marre vendimin,,,,tani vuajne pasojat e talljes me shqiperine……..

    Përgjigju
  • MAKS VELO: 08/04/2020 17:22

    EDHE 100.000 italiane te vdesin nuk me vjen keq,,,,kurse tek greket dua 2 milion te cofur...

    Përgjigju
  • sokoli: 08/04/2020 12:28

    Do te isha dakort me kete sondash,vetem nese do ta ktheja me koke poshte. pra ato perqindjet e lara pe Edi Ramen apo PS-ne te ishin per Lulzim Bashen. Vetem athere sondazhi ishte i sakte. Kur thuhet per Ramen nuk esht i sakte . Rama i ka blere edhe Italjanet. Pseu dha sot me date 7 Prill ? Sepse italjanet duan te mbulojne gabimin e bere me 1939. E bene se keshtu u tha Rama me ndermjetsimin e Bolinos..... Une degjoj vetem pallmen e gomarit... Vetem gomari nxier pallmen e vertet e me te forte se kafshet e tjera. Ja thoni, cili e ka pallmen me te forte gomari apo kali ?

    Përgjigju
    • Irene Piveti: 08/04/2020 14:30

      Mire qe na hoqen vizat sepse ende do i mbysnin ne det gomonet me njerez

  • allah -ekber: 08/04/2020 00:56

    NUK E MERITOJNE italianet ti ndihmonte shqiperia me mjeke,,,kane ardhur si sot 81 vjet me pare me arme ,,dhe na kane vrare --prere e grabitur,,,duhet ta dini se ne vitin 1941 36% e naftes qe perdorej ne itali nga makinat vinte nga shqiperia,,,gjynahet e te vrareve po I ze sot italianet,,,,deri tani 16.000 te vdekur,,,zoti eshte I madh ,,ai asnjehere nuk harron dhe I denon ata qe bejne keq….,,,ne nuk mund te harrojme gjakun e mujo ulqinakut,,dhe mijrave patrioteve qe u vrane nga trupat okupuese italiane nga 1939--1943...////.

    Përgjigju
    • Ik dh*tu: 08/04/2020 05:43

      Ik bej shuren shpellar i saliut nuk esht koha e baba qemos te paska ikur truri rsht koha te takosh allahun

  • erli: 08/04/2020 00:47

    EDI RAMA ESHTE ME NJERIU QE DI TE BEJE PUNE,,,KUR I DO SUMA,,,,PRANDAJ TA MBAJME SE MIRE E KEMI,,PAVARSISHT SE BEN NDONJE PISLLEK TE VOGEL...KUR TE GJEJME NJE NJERI ME TE MIRE SE KY ATEHERE DO E HEQIM EDIN,,,,SHPRESOJME TE DALE NDONJE PAS 50 VJETESH....

    Përgjigju
  • Lano: 07/04/2020 23:33

    Sondazhet e Bollinos nuk mund te jepnin rezultat tjeter, Rama i Surrelit lider boteror,

    Përgjigju
    • Dangellia: 08/04/2020 05:53

      Ja po ke mender by... Bej nje sondazh ti vet se un se mua me doli 70% i fiton vetem edi rama me i madhi udheheqes i 30_ vjeteve te fundit dhe te ket shendetin se dhe 30 te tjera fiton ok shpellar i sali kriminelit

  • Pelegrini: 07/04/2020 17:17

    Sondazh me rastin e 7 Prillit

    Përgjigju
    • DEDA: 07/04/2020 22:19

      I DREJTE SONTAZHI , SA TON HASHASH KANE TYMODUR ITALJANET ME CMIM TE LIRE, DO ISHIN MOSMIRENJOHES MOS TA VLERESONIN , KA ULLUR CMIMET E HASHASHIT .

  • Konjak: 07/04/2020 14:28

    Ndihma me punonjesit e shendetesise , per popullin Italian ,eshte sa humanizem , po kaq edhe detyre , e qeverise edhe e popullit shqipetar , ne shenje respekti , per gjithe ate vullnet e gadishmeri te popullit italian , per pritien dhe ndihmen e pa cmuar , ndaj popullit shqipetar , pas viteve 90 .Miku i mire , njifet ne dite te veshtira , keshtu edhe qeveria jone shfritezoi maksimalisht mundesite e saj ,duke bere nje gjest ,sa human po kaq edhe moral e shpirteror , ndaj qeverise dhe popullit italian .Pra vlen per te falnderuar , por pa e teperuar ; sepse ne shqipetareve shpesh ,-- pas ndonje gjesti qe vlen per ta falnderuar --, na merr fora ,dhe e teperojme , me vetelavderime , sa mund ti leme tjeterit nje shie te hidhur .Te kemi mire parasish proverbin ;Te dhash gunen - prandaj s'u lage .Te mos i detyrojme te tjeret , te hidhen ne lume , per te mosqene borxhlinj .As mund te perdoren raste te tilla per ndonje perfitim , sic e kemi zakon .Faleminderit .

    Përgjigju
  • gledi: 07/04/2020 13:15

    dihet si del.Pd eshte zhyt Rama si gjithmone ka pelqimin me te madh

    Përgjigju
  • Faisbe: 07/04/2020 08:46

    Kjo situate e rende me Covid-19 beri nje shtyrje afatmesme te fillimzbatimit te kushtit US-EU per Reformen dhe K/Korrupsionit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?