Çfarë ndodhi në takimin e mbretëreshës dhe princit Harry për vendosjen e 'fatit' të tij?

Mbretëresha Elisabeth II, Meghan dhe princ Harry

Pas një takimi në familjen mbretërore në lidhje me fatin e dukës dhe dukeshës së Sussex, mbretëresha tha se ishte dakort që ata të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, por 'çështjet komplekse' do të duhej të zgjidheshin.

Ajo është shprehur planet përfundimtare do të hartohen brenda ditëve të ardhshme.

Takimi u realizua pas njoftimit bombë të çiftit javën e kaluar se ata dëshironin  të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Takimit iu bashkua Princi Charles, Princi Uilliam dhe Princi Harry, ndërsa Meghan ishte në Kanada. Në një deklaratë pas takimit, Mbretëresha tha se familja do të preferonte që çifti të mbetej anëtar i punës me kohë të plotë të familjes mbretërore, por  ata respektojnë dhe kuptojnë dëshirën e Princit Harry dhe Meghan për të jetuar një jetë më të pavarur.

Mbretëresha tha se familja kishte diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit  dhe familjes së tij,  gjatë takimit, duke shtuar se ata janë "plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë ndryshe si një familje e re.

"Ka edhe shumë punë për t'u bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim",  tha mbretëresha në deklaratë, sipas CNN.

Para takimit William dhe Harry mohuan një histori të gazetës në Mbretërinë e Bashkuar duke pretenduar se "qëndrimi ngacmues" i William kishte shkaktuar ndarjet në familje.

“Historia është e rreme", u shprehën princat në një deklaratë.

Kujtojmë që princi Harry dhe Meghan, dukesha e Sussex, u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore më 8 janar dhe po planifikojnë të punojnë për tu bërë “të pavarur financiarisht".

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni të kënaqur me punën që bëni?

Komento

Komente

  • Asd: 14/01/2020 10:26

    Politika ka spekulluar ne menyre te vazhdueshme duke spostuar veprimtarine e saj ne linje ilegale dhe te perfitimeve personale apo edhe te veprimtarive subversive ne drejtim te kundershtareve politike. Ne raste kur duket sikur do te veproje drejtesia, edhe me shume konfirmohet llumi ku jane zhytur e gjithe klasa politike dhe drejtesia si sherbetore frikacake e tyre.Eshte e qarte qe keta njerez nuk do te ndryshojne kurre, ashtu sikur eshte e qarte qe as ne, populli nuk kemi kapacitete autonome te dijme te kundershtojme kete regjim kriminal. Une personalisht besoj vetem tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes si e vetmja force e jashtme qe mund te beje dicka edhe pse e kuptoj qe mund te zgjidhet vetem perkohesisht kjo situate apo te ndeshkohen kriminelet e skenes aktuale, por duket shume te veshtire e ardhmja e ketij vendi qe te perparoje me kembet e veta.

    Përgjigju