Çfarë nuk u pa nga protesta e dhunshme e 11 Majit me bomba molotov, plagoset shefi i komisariatit nr.1...me flakët nën këmbë (FOTOT)

Çfarë nuk u pa nga protesta e dhunshme e 11 Majit me bomba molotov, plagoset shefi i komisariatit nr.1...me flakët nën këmbë (FOTOT)

Protesta e 11 Majit la disa efektivë të plagosur, të cilët morën dëmtime nga shpërthimi i bombave molotov që manifestuesit e opozitës jokuvendore hodhën njëri pas tjetrit, ndaj godinës së kryeministrisë dhe parlamentit. Është dëgjuar shpesh nga më të rinjtë e partive, PD-së e LSI-së, të thuhet që beteja e tyre nuk është me policinë e Shtetit. Madje kryedemokrati Lulzim Basha nuk ngurroi t'i quajë edhe "vëllezërit tanë policë". Një thirrje që u bë teksa ai mbante fjalim në podiumin para kryeministrisë nën zhurmën e bombave molotov që shpërthenin. Basha priti që dhjetëra bomba molotov të hidheshin nga militantët në drejtim të policisë që ndodhej në kordonin e parë të sigurisë para kryeministrisë, për të thënë në përfundim të fjalimit të tij, se policia nuk duhej qëlluar.

Një thirrje e vonë, kur dëmet ishin bërë. Madje pas protestës, zyrtarisht PD-ja, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, mohoi që PD-ja të kishte lidhje me bombat molotov dhe shpërndarjen e tyre në duart e protestuesve. Por një mohim i tillë, bie ndesh me faktin që Lulzim Basha ishte në krye të protestës, mbante fjalim në mesin e protestuesve të dhunshëm, e mjafto te një dënim i tij publik i atyre se cfarë po ndodhnin, për të ndalur turmën në akte të tilla të dhunshme, që më shumë sesa dëmtuan kryeministrinë, kreun e së cilës ata duan të rrëzojnë, la të lënduar me dhjetëra efektivë të policisë së shtetit në krye të detyrës.

Fotot që qarkulluan ditën e protestës flisnin vet. Bombat molotov kalonin mbi kokat e efektivëve, madje edhe të vetë protestuesve që kishin kapërcyer kordonin e policisë duke mbërritur tek dera e kryeministrisë, të u rrezikuan nga militantët që hidhnin bombat nga përtej kordonit të sigurisë me policë.

Disa foto mjaft të qarta të asaj se cfarë ka ndodhur konkretisht, dhe të dëmeve të shkaktuara ndaj efektivëve, Shqiptarja.com i risjell sot. Në pamje, nga sa redaksia mëson, shfaqet shefi i policisë së komisariatit numër 1 në Tiranë. Bombat molotov kanë shpërthyer shumë pranë tij teksa ndodhej në detyrë në kordonin e parë të sigurisë. Ai ka marrë dëmtime në këmbë, siç dukshëm shfaqet edhe në fotot që tregojnë flakët nën këmbët e tij.

Shqiptarja.com mëson se gjendja e tij është e përmirësuar. Kolegë gazetarë kanë shpërndarë fotot në rrjetet sociale, duke uruar njëkohësisht shërim të shpejtë për shefin e komisariatit që u plagos në detyrë.

Bashkë me shefin e komisariatit numër 1, të plagosur mbetën edhe dhjetëra efektivë që ndodheshin pranë tij para kryeministrisë, por edhe punonjës të policisë që garantonin sigurinë e godinës së Parlamentit të Shqipërisë, aty ku u zhvendos më 11 maj protesta e opozitës jokuvendore, dhe ku sërish pati hedhje të bombave molotov, gurëve, kapsollave, fishekzjarrëve dhe sendeve të forta. Protesta shmangu pasoja më të rënda dhune me hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë, që shpërndante turmën.

Pas kësaj proteste të dhunshme të dënueshme edhe nga ndërkombëtarët, opozita jo parlamentare mbati më 13 maj një marshim proteste në 5 institucione i cili nuk u karakterizua nga dhuna, përvec disa rasteve sporadike. Ndërsa tashmë, kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar se protesta e gjashtë kombëtare kundër qeverisë do të mbahet më 25 Maj,

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë