Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën

Pas 1 viti e 4 muajve në qeli për shpërdorim detyre, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prej së premtes, është në liri. Ende pa përfunduar edhe 1 vit e 8 muaj burg që i kishin mbetur për të shlyer, Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë nga qelia e burgut të Kosovës në Lushnje.

Togat e zeza morën në konsideratë raportin e mjekësisë ligjore sipas të cilit bashkëshortja e Tahirit, Fatlinda, është e sëmurë, dhe në pamundësi për tu kujdesuar për 2 fëmijët. Raporti i cili nuk u kundërshtua as nga prokurori Mustafa Turku i hapi rrugë gjyqtares Matilda Fetahu të lirojë ish-ministrin e Brendshëm, një vendim që nuk pritet të ketë kthim pas, përsa kohë organi i akuzës që mund ta ankimonte, ka shprehur dakordësi në seancën e premtes në Gjykatën e Elbasanit. Vendimit i parapriu edhe një raport i burgjeve sipas të cilit Saimir Tahiri ka pasur sjellje shembullore gjatë vuajtjes së dënimit.

Sipas vendimit që Report Tv e siguron, ish-ministri mund të largohet nga shtëpia vetëm pasi të njoftojë shërbimin e provës, i cili duhet të bie dakord.

‘Përmbush të gjitha kriteret, gruaja është e sëmurë ka kriza!’- tha avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia.

Saimir Tahiri u dënua në 4 shkurt të 2022-shit me 3 vite e 4 muaj burg të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, në një proces që ish-ministri e kishte hapur vetë për të kërkuar pafajësi. Në shkallën e parë, në atë kohë, Gjykata e Krimeve të Rënda, Tahiri ishte dënuar me 3 vjet burg vetëm për shpërdorim detyre, të konvertuara në shërbim prove, pavarësisht se prokuroria e akuzonte për trafik droge. Sipas vendimit të 2019-ës, Tahiri nuk do të bënte asnjë ditë në qeli, megjithatë ish-ministri kërkoi të pastrojë imazhin e tij duke u zhveshur nga akuzat e trafikimin e drogës në të paktën 4 episode siç prokuroria e akuzonte dhe për të cilat kërkoi 12 vjet heqje lirie. Ai trokiti në Gjykatën e Lartë për pafajësi, e cila dha vendimin për ta rikthyer çështjen në gjykim nga e para në Apel, por me trupë të re gjykuese, por ndryshe nga pritshmëritë, nga seanca maratonë, doli me pranga në duar.

Edhe në ditën e parë të daljes nga qelia, ish-ministri u shpreh se do të kërkojë të drejtën, duke paralajmëruar se do të ketë të tjera beteja, në mos ligjore, ndoshta edhe politike, me një rikthim të mundshëm të tijin

“Pata mundësinë të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursin”, shkroi Tahiri në një postim në rrjetet sociale pak orë nga liria.

Mjaft e ashpër ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim,  e cila me zhgënjim shprehet pas lirimit të Tahirit, se kjo është kthim pas për ecjen para të reformës në drejtësi. Duke mos përjashtuar mundësinë që pas vendimit të fshihet korrupsioni, diplomatja amerikane paralajmëron se do të ketë pasoja për këtë që mund të jetë bërë pjesë e skemës korruptive.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”- tha Yuri Kim.

Edhe opozita nuk ngurroi të shfaqë zhgënjimin ndaj drejtësisë që vepron me 2 standarde, sipas tyre. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i kujtoi shprehjen ministri kampion i Ramës, që sipas tij garantonte paprekshmërinë e grupeve kriminale, dhe e vlerësoi vendimin nxitje për të thelluar edhe më tej abuzimin me pushtetin. 

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha gjeti tjetër arsye për lirimin e Saimir Tahirit, duke thënë akuzuar drejtësinë se veproi me urdhër të kryeministrit Rama që sipas tij u vu nën presionin e ultimatumit të ish-ministrit se do i zbërthente lidhjet e tij me bandat. Deri më tani, kreu i qeverisë nuk ka bërë asnjë reagim për lirimin e ish-ministrit të cilin e shkarkoi pas nisjes së hetimeve nga partia, sikundër nuk ka bërë asnjë zë tjetër nga mazhoranca.

Trupa gjykuese e Apelit të Posacëm vlerësoi në 2022-shinse Saimir Tahiri ka dëmtuar interesat e shtetit duke mos vepruar në raport me grupin kriminal të trafikut të drogës Moisi dhe Artan Habilaj që kishin arritur të infiltroheshin në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit për të shmangur zbulimin e parcelave me kanabis dhe kapjen e ngarkesave me drogë që trafikoheshin në Itali.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2023 02:08

    Znj.Kim nuk kishte pse te zhgenjehej,ne te fundit, Saimir Tahiri i beri 1 vit e 4 muaj,po Berisha e Meta qe nuk kane bere as edhe nje ore?! Une kthim mbrapa do te quaja faktin qe SPAKU,as i merr ne pyetje,as i denon,bile u mbyll dhe dosjet si per rastin e floririt,apo shitjen e HEC-eve.Cfare emri i ve ketyre veprimeve znj.Kim??

    Përgjigju
  • Dordomusi: 03/06/2023 14:52

    Gjoba ministrave dhe lali erit tani per tendera mbi vleren…sigurisht edhe Rames nqs do i duhet ndonje koncesion 30 vjecar!!!

    Përgjigju
  • EDRAMA: 03/06/2023 13:37

    Do krijoje parti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë

Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë