Thaçi viziton Ujmanin me forca speciale, Serbia mobilizohet, çon ushtrinë në kufi (VIDEO)

Vizita e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit  teksa shoqërohet nga forcat speciale ka alarmuar Serbinë. Mediat serbe dhe ato ruse thonë se Serbia ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka dërguar në kufi me Kosovën.

Sipas raportimit të mediave kosovare, Thaçi shkoi në Ujman në orën 14:00 të mesditës së sotme dhe mbajti një fjalim në Kazermën “Adem Jashari”. Mediat kosovare thonë se Thaçi e ka zgjedhur ta vizitojë pikërisht sot Ujmanin për të sfiduar Albin Kurtin që po proteston në Prishtinë kundër tij.

Hashim Thaçi gjatë vizitës në Ujman

Ndonëse nuk e  sqarojnë se pse Forcat Speciale të Kosovës kanë rrethuar Ujmanin, mediat serbe shkruajnë se ishte Presidenti serb Aleksander Vuçiç ai që urdhëroi që ushtria të ishte në gatishmëri.

Të gjitha njësitë e policisë janë vënë në gatishmëri të lartë , shkruan RT

Hidrocentrali Ujman është me rëndësi strategjike për qëndrimin dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë. Ujmani, së bashku me Trepçën dhe trafostacionin Valaç, janë shumë të rëndësishme nga ana strategjike për Serbinë në tërësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani rotterdam: 30/09/2018 03:43

    kam shum eksperienca me kosovaret por me te vertet jan spiuna dhe te pabese , serbi pak ju ka ba at qe meritojne si popull

    Përgjigju
    • emigranti: 30/09/2018 09:05

      ndoshta ke shum njohje dhe me agjenturen serbe ose malazese,o je gjakprishur shqiptar o derivat i racave dolicefalike. Tung e respekt trimave te uçk

  • Ujmani: 29/09/2018 15:23

    Serbet e dine shume mire qe kane ardhur si endacak.

    Përgjigju
  • Anton: 29/09/2018 14:41

    Trima te cartun te dyja palet Po nuk deshen cifutet e amerikes lufte, nuk ka lufte ne ballkan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet