Negociatat, Rithemelimi heq dorë nga kaosi! Spaho: S’ka pazar! 2 kërkesat i morëm, Kuvendi i kthehet normalitetit! Krashi: Ka dëshirë për dialog

Pas pesë muajsh kaos parlamenti do të rikthehet në normalitet. Rithemelimi ka vendosur që të heqë dorë nga kaosi tashmë që në bisedimet me PS kanë rënë dakord për ngritjen e dy komisioneve  hetimore. Lajmin e dha në “Frontline” në Report Tv deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho.

“Seanca parlamentare e radhës do jetë në normalitet, kërkuam dy kërkesa dhe i morëm”, tha Spaho.

"Nuk ka marrëveshje me Ramën, ka dialog. Nuk ka ndonjë pazar mes palëve, kërkuam të drejtat tona dhe këto arritëm", shtoi më tej deputeti i pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço se çfarë i solli negociatat.

Deputeti i PS Lavdrim Krashi tha se PS ka qenë konsistente në qëndrimin e saj, ndërsa nënvizoi dëshirën e të dyja palëve për dialog.

"Detyra e çdo politikanë është të bashkëbisedojë me njëri tjetrin sidomos në raste kur ka mosmarrëveshje. E rëndësishme është që ka dëshirë nga të dyja palët për të biseduar".

Kjo kthesë e Rithemelimit kreu i PR Fatmir Mediu thotë se vjen pasi skenarët e kaosit nuk sollën asgjë të dobishme. Adriatik Lapaj kreu i lëvizja, ‘Shqipëria Bëhet’ mendon se opozita do të dalë e humbur nga këto negociata, duke sjellë në vëmendje rastet e mëparshme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Zgjedhorja, Mediu: Alibeaj ka qënë jashte loje që në fillim! Votimi elektronik, domosdoshmëri

Kreu i PR Fatmir Mediu ka bërë një analizë mbi diskutimet për Reformën Zgjedhore. Në "Frontline" në Report Tv ai nënvizoi si elementin më të rëndësishëm të depolitizimit të komisioneve zgjedhore, votimin elektronik.

“Nuk ka më interes për konsensus politik dhe një reformë gjithëpërfshirëse. Alibeaj ka qenë jashtë loje që në fillim por s’e ka kuptuar. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore më të rëndësishëm ka elementin që s’po vendoset në zbatimin, identifikimi dhe votimi elektronik në të gjithë territorin. Pavarësisht nga kostoja është domosdoshmëri për tu bërë. Shmang influencat dhe ka transparencë edhe në vlerësimin dhe daljen e rezultatit”.

Ora 22:09
Negociatat, Lapaj: Sa herë janë ulur me Ramën të gjithë kanë humbur, në 2008 i qepën kostumin

Si i shikon kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj negociatat mes PS dhe Rithemelimit për rikthimin e jetës parlamentare në normalitet?

“Sa herë prej 2008 janë ulur për të negociuar dhe bashkëpunuar me kryeministrin aktual zotin Rama të gjithë kanë dalë të humbur. Pas 2008 që i qepën kostumin politik Ramës”, u shpreh Lapaj në emisionin “Fronline” në Report Tv.

Ora 21:54
Negociatat me PS, Mediu: Kaosi i Rithemelimit absurd, s’po prodhonte ndonjë gjë të dobishme

Absurd e ka konsideruar kreu i PR Fatmir Mediu kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Në “Frontline” në Report Tv duke komentuar negociatat me PS, tha se Rithemelimi vendosi që të ulej në tryezë pasi kaosi i saj nuk po prodhonte asgjë të dobishme.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është çështje e marrëdhënies politike, por çështje standardesh. Janë rekomandimet e OSBE ODIHR. Hapi i opozitës për të dalë nga rregulli apo normaliteti absurd jo funksional. S’po prodhonte ndonjë gjë në dobi. Ishte një Kuvend dhe është ende, jo funksional. Prandaj opozita mori qëndrim. Për të krijuar një ndërgjegjësim qytetar e ndërkombëtar që nuk mund të ecet më kështu, me perceptim që kemi një qeverisje që bën çdo gjë.

Opozita ka pasur diskutim intensiv me veten. Nuk është hera e parë që faktori ndërkombëtar kërkon nevojën për një parlament funksional. Veprimet e njëanshme të PS nuk sjellin produkt pozitiv për mazhorancën. Ajo që dua të them jashtë të gjithë diskutimeve.”

A u dorëzua opozita te Rama?

“Jo. Opozita s’duhet të ketë komplekse të kthehet në kuvend dhe të bëjë detyrën e saj. Ka nevojë të ketë agjendë të qartë të qëndrimeve dhe veprimeve të saj. Duhet të gjejë gjuhë të përbashkët të veprimit politik opozitar dhe shoqëror opozitar.

Komisioni bipartizan nuk u ngrit para dy vitesh. Ka filluar në 2002-2003 me OSBE. Ka qenë marrëveshje pozitë opozitë. Ka funksionuar deri në 2013 ky komision me  mirëkuptim të dy palëve, pas 2013 s’ka funksionuar asnjëherë. Çdo moment që bëhen këto lëvizje të njëanshme duke u përpjekur të luajnë me aktorë të tjerë kanë tentuar për të mos pasur zgjedhje të ndershme”, u përgjigj Mediu.

Ora 21:36
Rithemelimi heq dorë nga kaosi, Spaho: Dy kërkesat që kërkuam i morëm, Kuvendi do kthehet në normalitet

Seanca e radhës plenare do t’i rikthehet normalitetit pas pesë muajsh. Kështu tha deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në “Frontline” në Report Tv. Më në fund Rithemelimi do të heqë dorë nga kaosi pas negociatave me PS, me të cilën u dakordësuan që të ngrihen dy komisione hetimore.

“Nuk kemi marrëveshje, këtu bëjet dialog për dy kërkesa që i kemi shtruar që në tetor me shkrim. Dy të drejta kushtetuese ne jemi opozita nuk është Basha. Pikë. Kemi kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Jemi ulur në dialog. Kemi thënë se nëse polotësohen këto kërkesa kthehemi në normalitet. U arritën këto, kuvendi do kthehet në normalitet.”

Ora 21:28
Negociatat me Rithemelimin, deputeti i PS Krashi: Mazhoranca ka qenë konsistente në qëndrimet e saj

“PS ka qenë konsistente në qëndrimet e saj”, kështu deklaroi deputeti i PS Lavrdim Krashi në Frontline në Report Tv teksa ka folur për negociatat mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në përgjigje të deputetit Edmond Spaho i cili tha se ka reflektuar PS, Krashi u shpreh: “Nuk mendoj se ka reflektim nga mazhoranca. Mazhoranca ka qenë konsistente në qëndrimet e saj.”

"Detyra e çdo politikanë është të bashkëbisedojë me njëri tjetrin sidomos në raste kur ka mosmarrëveshje ose qasje apo këndvështrime të ndryshem. Mënyra e vetme është që të zgjidhen përmes dialogut. E vërteta është përherë në mes. Unë nuk dua të debatoj të them reflektimm nga ana e opozitës. Unë nuk mendoj as që ka reflektim nga mazhoranca. Opozita nuk është dakord me këtë. Mazhoranca ka qenë krejtësisht konsistente. Ps qëndrimet e saj ka dy kushte për komisionet, numri i deputetëve që e kërkojnë dhe që të ketë objekt përse e kërkon. Ky ka qenë pozicioni ynë që në fillim. E rëndësishme është që ka dëshirë nga të dyja palët për të biseduar", tha Krashi. 

Ora 21:27
Çfarë i solli negociatat? Edmond Spaho: Reflektoi PS, nuk ka pazar! 20 shkurti sinjal për ta dhe ndërkombëtarët

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho në “Frontline” në Report tv tha se negociatat për normalizimin e jetës parlamentare erdhën pasi sipas tij PS ka reflektuar.

“Kur s’ke rrugë tjetër u detyruam të radikalizojmë qëndrimin. Kur të drejtat të mohohen do shikosh rrugë të tjera alternative. Tani ishte koha të reflektonte dhe mazhoranca. 20 shkurti ishte sinjal i mirë për ta dhe ndërkombëtarët që kuptuan se një masë e madhe e shoqërisë shqiptare ishte e pakënaqur dhe me pak gjë mund të shpërtheje. Edhe në krahun e opozitës është krijuar federata e opozitës që do të koordinojë aksionin, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është bashkimi i rithemelimit dhe grupit të deputetëve të Bardhit. Për rrjedhojë e të gjithë faktorëve mendoj...”

“Nuk ka ndonjë Pazar, kërkuam të drejtat tona dhe këto arritëm”, shtoi Spaho.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë