Champions/ Atalanta pret 'galaktikët', Reali me shumë mungesa! Zidan: Nuk do ankohem, ata janë super në sulm (VIDEO)

Hirushja e Seria A, Atalanta, do të luajë sonte një nga dy ndeshjet e saj më të rëndësishme të sezonit. Bergameskët, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti, presin në shtëpi Real Madridin për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League.

Skuadra e Gasperinit ka mundësinë e fundit për të nderuar skuadrat italiane në Europë, ndërsa vetë trajneri i zikaltërve  ka deklaruar ‘se Real Madrid transformohet në Champions league dhe është ndryshe nga kampionati.’

Nga ana tjetër ‘galaktikët’ 13 herë kampionë të Europës vijnë në përballjen e parë me shumë mungesa. Për Zidan janë të padisponueshëm Benzema, Sergio Ramos, Marcelo, Carvajal, Hazard, Valverdo dhe Rodrygo. Trajneri francez para ndeshjes ka deklaruar se nuk do ankohet për mungesat, ndërsa ka vlerësuar Atalantën për lojën sulmuese që bën.

Ndërkohë përballja tjetër e mbrëmjes së sotme është mes gjermanëve të Monchengladbach dhe Manchester City-t. Skuadra e Guardiolës ka një ecuri më shumë se pozitive në kampionat, por në Champions League ka dështuar gjithmonë dhe ndoshta ky mund të jetë viti i shpërthimit.

Të dy skuadrat nuk kanë asnjë mungesë, por Guardiola i druhet faktit se lojtarët e tij nuk e njohin kundërshtarin.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete