Champions League/ Akti i parë mbyllet me sukses, Ballkani përmbys 1-2 Santa Coloman

Champions League/ Akti i parë mbyllet me sukses, Ballkani përmbys 1-2 Santa Coloman

FC Ballkani feston suksesin

Andorrë - Kampionët e Kosovës, FC Ballkani fituan 1-2 me Santa Coloman në ndeshjen e parë në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të. Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa mundësi për të reaguar.

Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për përmbysjen 1-2 në minutën e 90+2, për t’i siguruar kampionëve të Kosovës një fitore tejet të rëndësishme.

Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e kthimit, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në turin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot