Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet

Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet

Penalltia e humbur nga Vinicius te Real Madrid

Champions League zhvilloi të mërkurën e 12 marsit katër ndeshjet e kthimit për 1/8 e Champions League, teksa pas këtyre përballjeve u mësuan edhe çiftet në fazën çerekfinale. Spikat dueli Bayern Munich - Inter dhe Arsenal - Real Madrid. Çerekfinalet e para luhen më 8 dhe 9 prill, ndërsa të kthimit më 15 dhe 16 prill.

Në ndeshjet e kthimit të 1/8 sukses pati për Dortmund, Arsenal dhe Aston Villa, teksa Atletico Madrid mposhti 1-0 Real Madridin në kohën e rregullt dhe pas rezultatit të përgjithshëm 2-2 ndeshja shkoi në shtesë, aty ku 'Galaktikët' fituan 2-4 me penallti.

Në ‘Metropolitano’, derbi mes Atletico Madrid dhe Real Madrid u mbyll 1-0 në kohën e rregullt. Real kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 70-të Vinicius gaboi nga 11 metra duke i hequr mundësinë ekipit të tij të siguronte kalimin në kohën e rregullt. Megjithë 30 minutat e shtesës nuk u shënua asnjë gol dhe Real Madrid fitoi 2-4 nga penalltitë. Alvarez dhe Llorente gabuan për Atleticon, ndërsa Mbappe, Bellingham, Valverde dhe Rudiger ishin më të saktë për Real Madridin.

Borussia Dortmund triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Lille në Francë. Pas ndeshjes së parë, të mbyllur në barazim 1-1 në Gjermani, Dortmund ia doli të sigurojë kualifikimin në transfertë. Lille e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh me Jonathan David në minutën e 5-të. Megjithatë gjermanët përmbysën gjithçka falë golave nga Emre Can me penallti në minutën e 54-t dhe Beier në minutën e 65-të. Në çerekfinale Dortmund do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

Në Birmingham, Aston Villa triumfoi 3-0 kundër Club Brugge dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-1 kalon në çerekfinale, aty ku gjen PSG-në. Ndërkohë, Arsenal barazoi 2-2 kundër PSV-së në Londër, por ‘Topçinjtë’ kishin fituar 1-7 në ndeshjen e parë.

Champions League, përballjet çerekfinale:

Arsenal - Real Madrid

PSG - Aston Villa

Barcelona - Dortmund

Bayern Munich - Inter

Shënim: Çerekfinalet e para luhen më 8 dhe 9 prill, ndërsa të kthimit më 15 dhe 16 prill.

Champions League, faza e 1/8 - Ndeshjet e kthimit:

E martë, 11 mars 2025

18:45 Barcelona 3-1 Benfica (1-0)

21:00

Bayer Leverkusen 0-2 Bayern Munich (0-3)

Inter 2-1 Feyenoord (2-0)

Liverpool 0-1 PSG (1-0) / 1-4 pas penalltive

E mërkurë, 12 mars 2025

18:45 Lille 1-2 Dortmund (1-1)

21:00

Arsenal 2-2 PSV (7-1)

Aston Villa 3-0 Club Brugge (3-1)

Atletico Madrid 1-0 Real Madrid (1-2) / Real Madrid fitoi 2-4 me penallti

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit