Champions League/ Reali dhe Juventus marrin fitore të vështira

Champions League/ Reali dhe Juventus marrin fitore të vështira

Lojtari i Juventus, Paolo Dybala

Java e tretë e Champions League ka konfirmuar skuadrat pretendente për të kaluar grupet. Real Madrid ka marrë tre pikët e para në Turqi. Një gol i Toni Kroosit në pjesën e parë mjaftoi për t’' kthyer në lojë madrilenët për kualfikim, të cilët para kësaj ndeshje kishin vetëm 1 pikë dhe mbanin vendin e fundit. Ndërsa PSG vijon marrshin e pandalshëm duke i qëndruar dhe rrezikut të rilindur madrilen. Parizienët nuk kanë hasur probleme ndaj Brugge, me Mbappe dhe Icardi të cilët e kthyen në tabelë qitje portën e belgëve. Pesë gola shënuan francezët, tre nga Mbappe dhe dy nga Icardi dhe fluturim në vendin e parë me nëntë pikë, pesë më shumë se Real Madrid.

Në grupin B, Bayern Mynih ka marrë një fitore mes vuajtjesh në Athinë. Grekët e Olympiacos surprizuan me Youssef El Arabin, por Leëandoëski barazoi shifrat brenda pjesës së parë. Përsëri bomberi polak përmbys rezultatin në ‘Kairaskaki’ ndërsa Tolisso siguroi fitoren për bavarezët. 10 minuta nga fundi Guilherme ngushtoi shifrat për Olympiacos por nuk mjaftoi. Bayern duket se do e sigurojë kualifikimin para kohe pasi ka nëntë pikë, pesë më shumë se Totenham i cili ndaj Crvena Zvezdas në Ëembley ka luajtur tenis. Edhe londinezët e Pochettino fituan me një ‘manita’ ndaj serbëve nga Beogradi. Harry Kane dhe Son Heung- Min shënuan nga një dy golësh ndërsa vend në tablën e shënuesve kishte dhe Erik Lamela.

Manchester City shpartalloi italianët e Atalantës të cilët duket se aventurën në Champions do e mbyllin parakohe si një shëtitje në Europë. Zikaltërit kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të realizuar nga Ruslan Malinovsky, por Aguero shënoi dy herë në pjesën e parë. Ndërsa Sterling shënoi tre herë në pjesën e dytë. Dhe pse Foden la në fund të tijët me 10 lojtarë kjo nuk ndikoi në rezultatin tenistik.

U mendua se në Torino do të ndodhte surpriza e mbrëmjes, por Dybala i prish festën moskovitëve. Lokomotiva kaloi e para në avantazh në me Aleksey Miranchuk në minutën e 30’ dhe rusët ishin në avantazh deri në minutën e 76’. Por shtatshkurtëri argjentinas i cili këtë vit nuk po gjen hapësira në formacionin e Sarrit, shënoi dy herë brenda tre minutash për të shpëtuar juventinët, ndërsa dy minuta pas revanshit u zëvendësua. Juventus vijon me hapin e Atletico Madrid duke kryesuar të dyja grupin D.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza