Champions, paqe në Napoli-Barcelona, Bayern Mynih 'hipotekon' çerekfinalet (VIDEO-Golat)

Napoli tremb Barcelonën në Champions por në “San Paolo” dueli i 1/8 mbyllet në paqe në shifrat 1-1. Ekipi i Gattuso-s u mbrojt mirë dhe madje kaloi në avantazh me një super gol të Dries Mertens kur kishte kaluar gjysmë ore loje.

Por Barcelona arriti që të gjejë një të çarë në mbrojtjen e italianëve dhe të shënojë me Griezmann në minutën e 57-të. Kualifikimi për më tej do vendoset në “Camp Nou”.
Fazën çerekfinale e ka hipotekuar Bayern Mynih që ka “shtypur” Chelsean duke fituar 3-0 në Londër. Bavarezët ishin shumë të fortë për djemtë e Lampard dhe të gjithë golat i shënuan në fraksionin e dytë. Brenda 3 minutash ishte  Serge Gnabry që shënoi një dygolësh duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Në të dyja rastet pasimi ishte nga Lewandowski ndërsa në minutën e 76-të sulmuesi polak shënoi edhe vet dhe mbylli llogaritë. Edhe trajneri Lampard e ka pranuar superioritetin e Bayernit.

1/8 e Champions vijojnë sonte ku spikat Real Madrid-Manchester City. Në “Bernabeu” pritet një betejë epike mes dy ekipeve favorite. Zidane ka komplimentuar Guardiolën në prag të takimin duke thënë se është trajneri më i mirë në botë. Përveç Hazard, Zidane i ka të gjithë futbollistët të gatshëm.

Ndërkaq Guardiola ka thënë se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë pasi përballë kanë mbretin e këtij kompeticioni. Sterling është rikthyer dhe pritet titullar.
Juventusi është i impenjuar në Francë ndaj Olimpik Lion ku shihet si favorit. Sarri e quan një ëndërr fitimin e Champions ndërsa Ronaldo dhe Dybala do të udhëheqin sulmin. Ndeshjet nisin në orën 21:00./ Nga Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë