Champions/ Rikthehet finalja e sezonit të kaluar, Bayern pret Paris SG! Neymar: Jam i fiksuar pas fitores (VIDEO)

Akti që mbyllli sezonin e kaluar të Champions League rikthehet sonte për fazën çerekfinale pasi Bayern pret në Allianz Arena Paris SG. Një ndeshje që padiskutim karakterizohet edhe nga ndienja e hakmarrjes, pasi me golin e Coman gjermanët i morën vitin e kaluar trofeun francezëve.

Këta të fundit, që janë në drejtimin e Pochetino-s, kanë sonte në përballjen e parë shumë mungesa. Verrati dhe Florenzi ende s’e kanë kaluar COVID-in, ndërsa Paredes është me kartona. Në listën e të padisponueshmëve është edhe Bernat i dëmtuar, ndërsa në diskutim janë Icardi, Pereira dhe Kurzawa.

Mungesat do t’i vuajë edhe Flick te Bayern-i, pasi përveç Gnabry-t që është i infektuar, mungojnë për shkak dëmtimi Dagllas Costa, Tolisso dhe mbi të gjitha Robert Lewandowski, që do të zëvendësohet nga Choupo Moting, i cili sezonin e kaluar luante te Paris SG.

Gjithsesi spektakli është i garantuar, pasi te Bayern në sulm janë Sane dhe Coman, ndërsa nga ana tjetër Mbappe e Neymar, më këtë të fundit që në rrjetet sociale ka shkruar se ‘është i fiksuar me fitoren’.

Ndërkohë ndeshja tjetër çerekfinale është mes Porto-s dhe Chelsea-s, e cila do luhet në Sevillie të Spanjës. Skuadra angleze vjen pas një humbje të turpshme në Premier League, ndërsa Porto pas 5 fitoreve në kampionat. Në prag të sfidës trajneri i Chelsea Thomas Tuchel ka deklaruar se londinezët duhet të fokusehen vetëm te forca e tyre, ndërsa me përqendrimin do të vijë edhe rezultati. Të dy ndeshjet kanë sonte aktin e parë, ndërsa biletat për në gjysmëfinale pritet të cakton në sfidat e kthimit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Strukturë e armatosura për mbrojtjen e votës, ju duket normale strategjia e PD-së për zgjedhjet?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja në Elbasan, Kodheli: E turpshme, nuk mund të bëhet vetëgjyqësi se nuk jemi në komunitet primitiv! Marr më shumë se 10 mijë vota