"Charlie Hebdo" vjen me Profetin
 e përlotur: "Gjithçka është falur!"

 e përlotur: "Gjithçka është falur!"">
Pjesëtarët e mbijetuar të stafit të revistës franceze satirike “Charlie Hebdo” nuk heqin dorë nga “e drejta për që të qenë blasfemues”.
 
Të mërkurën publikohet sërish revista tashmë me tre milionë kopje, të përkthyera në 16 gjuhë të ndryshme e që do të shpërndahen në gjithë botën. Në kopertinë shkruhet “gjithçka është falur”, ndërsa profeti Muhamed që qan mban në duar një fletë ku shkruhet “Je susis Charlie” (Unë jam Charlie).
 
Kopertina e revistës së këtij publikimi rekord përmban sërish një karikaturë të profetit Muhamed, në vazhdim të sfidës së të përjavshmes satirike, e cila prej vitesh ka publikuar karikatura tallëse të profetit duke nxitur dhe një sulm hakmarrës të militantëve islamikë ndaj stafit të saj, duke shkaktuar 12 të vdekur.

 
charlie hebdo

Kryeredaktori i revistës Gerard Biard, nga zyrat e gazetës së përditshme “Liberation” ku është zhvendosur momentalisht stafi, thotë se shpreson të shiten shumë më tepër se një milion, në mënyrë që “këta ekstremistë fetarë të kuptojnë mbi kë kanë qëlluar”.

charlie hebdo liberation

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare