Chelsea 'mbyll' sezonin, e 3 në Premier League! Përmbysje e 'çmendur' e Everton, tifozët 'pushtojnë fushën pasi siguruan mbijetesën

Chelsea 'mbyll' sezonin, e 3 në Premier League! Përmbysje e 'çmendur' e Everton, tifozët 'pushtojnë fushën pasi siguruan mbijetesën

Tifozët e Everton 'pushtojnë' fushën

Në sfidën e prapambetur, e vlefshme për javën e 37 të Premier League, Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Leicester. Në Stamford Bridge ishin dhelprat që kaluan të parët në avantazh, me Maddison i cili realizoi që në minutën e 6.

Gjithsesi pjesa e parë do mbyllej në barazim, pasi Alonso s’fali nga një kënd i prirët pas asistit të Rice James. Në fund rezultoi që ndeshja të vulosej me këtë rezultat, por pika e fituar e konfirmon Chelsea-s te tretin për këtë sezon kur ka mbetur ende edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Nga ana tjetër Leicester e mbyll këtë sezon pa përfaqësim në Europë.

Sfida tjetër e mbrëmjes mes Everton dhe Crystal Palace ka rezultuar e çmendur. Të besuarit e Lampard falë tre pikëshit të fituar 3-2 me përmbysje arritën të siguronin mbijetesën në Premier League.

Golit të Mateta-s dhe Ayeë në pjesën e parë iu përgjigjën Keane dhe Richarlison para se Calvert Leëin të përmbyste gjithçka dhe të shpërthente festa në ‘Godison Park’. Edhe tifozët u treguan të papërmbajtshëm, duke hyrë në fushë dhe duke përqafuar si trajnerin Lampard ashtu edhe futbollistët.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti