‘Ciceron’/ Aktivitet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Tradita, kostumet dhe kultura arbëreshe bëhen sot kryefjalë e Javës Italiane. Prej orës 16:30 ekspozohen në Rezidencën bizhuteri arbëreshe veshje tradicionale të mjeshtrit  Gerardo Sacco. Ndërsa nga ora 17.00 mbahet në "Sheshin Italia" një paradë me kostume tipike arbëreshe me 50 modele nga 21 komuna të Kalabrisë si dhe një koncert nga grupi “Voci di Pace” nga Spezzano Albanese.

2.            Paolo Frescu dhe një kast i përzgjedhur këngëtarësh nga Italia do të interpretojnë sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas këngë të përzgjedhura nga David Boëie.

3.            Rrëfim, lojë aktoriale dhe emocione nga Agnese Fallongo dhe Tiziano Caputo! Historia e Italisë vjen përmes veprës teatrale "Deri në qiell" sot në orën 18.00 në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, në kuadër të Javës Italiane.

4.            Nga ora 12.00 në Kishën Ortodokse kori greko-shqiptar “I Paradosis” të Ungrës, vjen me një repertor të këngëve liturgjike, paraliturgjike dhe tradicionale.

5.            E çelur në Muzeun Historik, ekspozita me piktura e Endri Myrtajt "Veprime Mitike", pret vizitorët deri në 11 qershor.

6.            Hapet sot në orën 11.00 në galerinë “Fab” ekspozita “Ateliesë monumentale” me punime të studentëve.

7.            Qëndron e hapur deri në 14 qershor në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “Urat” e piktorit Gjergj Meta.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë