“CICERON”, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Në vigjilje të 87-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, do të shfaqet sot në orën 17.30  në Qendrën për Hapje dhe Dialog dokumentari “Emblema-Kadare” , me regji dhe skenar të Nadire Buzos.

Sekrete që dalin në dritë në materntitet, humor, e ngjarje të befasishme, e rikthyer në teatrin "Eksperimental", komedia franceze "Dita më e bukur" me regji të Ledio Topallit, vijon deri të dielën në orën 19.00.

Ekspozita "Plein Air" shënon edicionin e tetë, vepra të emrave të afirmuar të artit pamor presin vizitorët në Muzeun Historik.

E konsideruar si komedia e vitit në Angli, shfaqja “Çifti” vijin të mbahet deri të dielën në orën 19.00 në  Teatrin Kombëtar me aktorët Olta Daku dhe Arben Derhemi.

Promovohet sot në orën 11.00 pranë library “Onufrit” romani i shkrimtarit Bashkim Hoxha “Asnjëherë të martën”.

Në kuadër të Ditës së Kujtesës  së Holokaustit mbahet sot pranë shtëpisë botuese “Berk” një diskutim me publicistin Agim Baçi dhe përkthyesen Aida Baro, mbi librin e Primo Levit “A është vallë njeri?”.

Komedia e trishtë “Profesionisti” me autor Dushan Kovaçeviç rikthehet sot deri në datë 29 në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, me regji të Leka Bungos e pjesëmarrjen e Viktor Zhustit.

Qëndron e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

Në Galerinë e Artit të qytetit, qëndron e hapur ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme