‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Opera “Don Pasquale” për fëmijë mbahet sot dhe nesër në orën 11.00 në Teatrin e Operas, nën dirigjimin e Massimo Spadanos dhe me pjesëmarrje të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.

2.Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Eksperimental”, premiera e shfaqjes  “Gruaja e thyer” me autore Simone de Beauvoir dhe regji të Endri Çelës.

3.Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit mban sot në orën 12.00 prezantimin me temë “Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit” me praninë e studiuesit Yll Rugova.

4. Akademia e Shkencave mban sot në orën 11.30 diskutimin “Trajektore të ndërthuruna” me artistin Adrian Paci.

5. Vijon të mbahet sot në orën 19.00, në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Valë” e Virginia Woolf me regji të Enke Fezollarit.

6. Është çelur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita personale “Lejo ngjyrat”  e artistit Dritan Çelaj.

7. Vijon të mbahet edhe sot në Teatrin Migjeni në Shkodër në orën 18.00 shfaqja “Big Brother Vip Shkodra 2” me skenar dhe regji të Arian Çuliqit.

8.Banda e qytetit “Ardianët” mban sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë një performancë me muzikë ‘rock’.

9. Çelet sot në orën 19.00 në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër ekspozita e fotografëve “Safet e Gjylzade Dokle” e kuruar nga Lek M.Gjeloshi.

G.MO/A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!