‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Do të shfaqet e diskutohet sot në orën 14.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri filmi “Vrasësit e qeneve” me regji të Ergys Metës e të ftuar aktorin Alfred Trebicka.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezanton sot në orën 11.30 pranë 15-katëshit konferencën “Filmi si mjet për dialogun ndërkulturor”, për mbajtjen e “Ditëve të Filmit Malazez” për 4 net radhazi deri në 30 mars.

Në kuadër të Ditës Botërore të Teatrit klubi i teatrit të gjimnazit “Ismail Qemali” mban sot në orën 12.30 komedinë “Pallati 176”.

E kthyer tanimë në traditë, në kuadër të Festës së Pranverës 2023 'Mikpritja Durrsake' mbahet sot në orën 18.00 në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” aktiviteti dedikuar tri “Ambasadorëve të Durrësit”, me Olen Çezarin, Gëzim Myshketën dhe Pandush Gjezi.

Skulpturë, grafikë e pikturë, 25 vepra të artistit Viktor Ferraj në ekspozitën ‘Arketip’, presin vizitorët deri në 30 mars në galerinë “Fab”.

Vijon e hapur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita personale “Lejo ngjyrat”  e artistit Dritan Çelaj.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici me kurator Sead Kazanxhiun, qëndron e hapur deri në 30 mars në hapësirën dedikuar pakicave kombëtare, Parking Art Gallery.

Pret vizitorët në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër ekspozita e fotografëve “Safet e Gjylzade Dokle” e kuruar nga Lek M.Gjeloshi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale