‘Ciceron’, ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Muzikë e këngë, tabani tradicional, vjen në një formë unike përmes një koncerti recital që mbahet sot dhe nesër  në orën 19.00 nga Orkestra e Ansamblit Popullor të "Operas".

Teatri i Kukullave vendos sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi", shfaqjen për fëmijë "Tre derrkucët" me regji të Paolo Comentale.

Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Edmond” me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Instituti i Promovimit te Vlerave në gjuhën shqipe mban sot në orën 11.00 në qendrën “Ten” një konferencë mbi krijimin e një komisioni ndërshtetëror me ekspertë për një gjuhë të përbashkët.

Mbahet sot në orën  11.00 një konferencë mbi filmin “My mother is a Cosmonaut” me regji të Andy Delianas, me pjesëmarrjen e veçantë të aktorëve Natalia Sanchez dhe William Baldwin.

Teatri Eksperimental, mban deri në 13 dhjetor Festivalin Teatror "Hapat" me shfaqjet e Fondit të Teatrit për të Rinj. Sot në orën 19.00 dyert janë të hapura për shfaqjen "Emigrantët" me regji të Kriks Dumos.

Promovohet sot në orën 10.15 në Qendrën e Librit për Fëmijë botimi "Kalendari i ëndrrave të mollës", me autore Natasha Shuteriqin, fituese e çmimit të Panairit "Shkrimtarja më e mirë për fëmijë për vitin 2022".

Vijon të mbahet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla.

Çelet sot në galerinë e Bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçë në orën 18.00 ekspozita "Bota është Grua" nga fotografja greke Athina Perka

Vijon sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqja “Koloneli Zog” me regji të Xhuliano Briskut.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel