Çiftet do kenë një dite të bukur dhe interesante! Beqarët do nisin takimet...horoskopi për ditën e sotme

Çiftet do kenë një dite të bukur dhe interesante! Beqarët do nisin takimet...horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Nuk do jeni aspak te qarte gjate kësaj dite për ato qe duhet te bëni ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë përgjigje te jepni kur partneri t'iu propozoje diçka. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, prandaj do përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe kishit menduar.

DEMI 21. prill - 21. maj

Çiftet do kenë një dite te bukur dhe interesante. Duke qene edhe me tolerante dhe me te hapur, marrëdhënia e tyre do përmirësohet pafundësisht. Për ju beqaret do krijohen kushtet qe te realizoni takime shume interesante. Gjithsesi, sido qe te vijnë punët ju nuk duhet te nxitoheni. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe te gjithë do ju kenë zili. Disa mund t'iu kërkojnë edhe këshilla menaxhimi.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite dhe ne përgjithësi gjerat do ju ecin mire me partnerin. Zemra do ju ndihet plot kurdoherë dhe nuk do keni fare te kërkoni me shume. Beqaret do dine si te joshin dhe si ta bëjnë për vete atë qe do pëlqejnë. Suksesi do jete ne anën e tyre. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do mund te kryeni dhe disa shpenzime me tepër.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Dite shume e favorshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do filloni te ndërtoni edhe rrugën për te ecur me tej se bashku. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe do vendosin vete nëse do i ndjekin apo jo. Me shpenzimet do jeni ta pakujdesshëm. Sapo te shihni objekte te bukura qe ju pëlqejnë nuk do përmbaheni dot.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Tregohuni ekstremisht te matur sot juve qe jeni ne një lidhje sepse klima nuk do jete shume e ngrohte dhe mund te lindin divergjenca te njëpasnjëshme me partnerin. Beqaret nuk do jene aspak te vendosur sot dhe nuk do i hedhin dot hapat qe kane menduar. Për financat do jete një dite me e qëndrueshme dhe pa shume vështirësi. Përfitoni për te shlyer disa borxhe te hershme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite shume e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe Jupiteri do ju siguroje një komunikim te ngrohte dhe zemra do ndihet me e qete. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do ju mbushet mendja te dalin me çdo person qe do i ftoje. Për financat do jete dite pa probleme, megjithatë e mira është qe t'i menaxhojnë me kujdes te ardhurat për te mos pasur vështirësi me vone.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Mundohuni te tregoheni sa me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo gabim i vogël mund te ketë pasoja te renda për te ardhmen. Ju beqaret nuk do dëgjoni askënd sot dhe do bëni atë qe do ju thotë zemra. Shume gjera kane për t'iu përmirësuar. Ne planin financiar gjerat do stabilizohen. Dikush nga te afërmit do ju mbështesë fort dhe nuk do ju lere ne balte.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Ata qe kane një lidhje do i pushtoje optimizmi dhe do ndihen gati te bëjnë edhe sakrifica ekstreme për te përjetuar emocione te reja. Ju beqaret do tundoheni shume nga molla e ndaluar dhe kjo mund t'iu sjelle probleme për te ardhmen. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Do e keni te vështirë te kryeni edhe investimet me elementare qe i kishit planifikuar prej kohesh.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Sot nuk do keni me asnjë dyshim për partnerin tuaj dhe do ndiheni me gati se kurrë për t'i bere gjerat me serioze. Zemra do ndihet shume me mire dhe do rrahe fort. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por disa persona me te cilët do ndeshen rastësisht do jene fiks për ta. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe te mos neglizhoni asnjë detaj sado te vogël.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do hiqni dore nga disa zakone te këqija dhe do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ja dalin dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër, megjithatë pranë miqve do kalojnë një dite pozitive. Buxheti do mbetet i konsoliduar dhe nuk do paraqesë asnjë lloj problemi.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do grindeni me partnerin dhe here pas here do hapni rruge. Beqaret do kenë edhe me shume mundësi për te realizuar takime interesante dhe mund te takojnë persona qe ja vlejnë me te vërtetë. Financat do kenë tronditje shume te vogla, por pa pasoja. Do jeni me te kujdesshëm dhe do merrni masa.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Tregohuni te kujdesshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do mundohen t'iu prishin pune. Mos i lejoni ata te bëjnë asnjë hap sepse me pas do ju vije edhe shkatërrimi. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta bere për vete dike sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është qe te mos nxitoheni me shpenzimet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi