Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen me djalë, ja emri me kuptimin e veçantë

Alban, Miriam dhe Ameli

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë me djalë ditën e sotme.

Këngëtari Alban Skënderaj e dha i pari lajmin në profilin në Instagram duke zbuluar edhe emrin.

“Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi”, ka shkuar ai krahas fotos ku duket vetëm një pjesë e vogël e fytyrës edhe dora e vogël.

“Duam (përveç se një fjalë e ëmbel, e pastër dhe kuptimplotë shqip) vjen nga emri i këngës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë.

Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij.

DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë”, thotë me tej Albani.

Përveç postimit të tij prekës ai ka ndarë me dëgjueasit edhe fjalët e ëmbla të këngës Duam.

“Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet.

Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtesitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet.

Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan", ka shkruar Albani për vogëlushin e tij.

Postimi i Albanit

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e menaxhon siç duhet qeveria pandeminë e COVID-19?

Komento

Komente

  • Turi: 14/01/2020 15:27

    Ta kesh ne jete se jeni cifti me bobe i show bizit shqiptare.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin e sekuestros së pasurive! Qafa: Nuk ka qenë i arrestuar në 2015 në Itali, pasuritë janë me burime të ligjshme (VIDEO)