Çifti i famshëm i telenovelave turke i jep fund lidhjes së dashurisë, fshijnë fotot që kishin me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Çifti i famshëm i telenovelave turke i jep fund lidhjes së dashurisë, fshijnë fotot që kishin me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Kerem Bursin dhe Hande Erçel

Ata janë një ndër çiftet më të famshëm në Turqi, që u njohën në punë, u dashuruan dhe nisën një marrëdhënie të bukur dashurie, teksa edhe në rolin e një filmi shfaqeshin çift. Për disa kohë u “kamufluan” me faktin që po qëndrojnë shumë afër për shkak të punës, që ta njohin sa më mirë njëri-tjetrin dhe t’i realizojnë siç duhen rolet.

Por, më vonë Hande Erçel dhe Kerem Bursin, pranuan lidhjen e dashurisë që tashmë ka marrë fund. Pasi u shfaqën kudo së bashku, u kthyen në personazhet më të komentuar, morën vëmendje të madhe në rrjete sociale, veprimet e fundit tregojnë se gjërat s’janë mirë.

Hande dhe Kerem kanë hequr të gjitha fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa aktorja ka lënë vetëm fotot me partnerin gjatë punës së tyre. Gjithçka tjetër është zhdukur: Çdo moment nga përditshmëria, pushimet së bashku, prapaskenat gjatë xhirimeve etj.

Ky lajm i ka mërzitur fansat e çiftit, që kanë shprehur keqardhje që kjo histori e bukur dashurie ka marrë fund. Madje, ndjekësit po besonin se shumë shpejt çifti do të kurorëzonte dashurinë me martesë, duke i thënë “PO” njëri-tjetrit në altar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë detyruar çiftin të marrë vendimin për ndarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 19/02/2022 15:39

    Si duket kaq mjalt kishte qypi Tani nuk u pelqeu muti dhe vendosen te ndahen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë