Michigan, shteti i parë amerikan që ndalon shitjen e cigareve elektronike... edhe në internet

Michigan, shteti i parë amerikan që ndalon shitjen e cigareve elektronike... edhe në internet

Michigan është gati të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon cigare elektronike me aromë.

Në një intervistë në ‘Washington Post’ Guvernatorit Gretchen Whitmer, tha se ‘ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga efektet e dëmshme për shëndetin që sjell konsumimi i cigareve elektronike, të cilat janë bërë një epidemi e vërtetë në Shtetet e Bashkuara.

Ndalimi i përdorimit të cigareve elektronike do të mbulojë shitjet me pakicë dhe në internet dhe do të ketë një kohëzgjatje fillestare prej gjashtë muajsh, me mundësinë e rinovimit për gjashtë muaj të tjerë.

Sipas New York Times, në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra njerëz që përdorin cigare elektronike janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes, që në disa raste kanë rezultuar shumë serioze.

Mjekët po luftojnë për të nxjerrë një diagnozë, për shkak të pamundësisë së rindërtimit të saktë të natyrës së substancave thithëse.

Zyrtarët e spitaleve thonë se ‘situata është shqetësuese’, duke shtuar dyshime dhe shqetësime të reja në lidhje me efektet e pirjes së cigareve elektronike, mbi të cilat komuniteti shkencor dhe organet e kontrollit nuk kanë ende shumë të dhëna.

New York Times shpjegon se problemet e mushkrive prekin kryesisht personat midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët paraqiten në klinika dhe spitale me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, të vjella dhe ndjesi të rraskapitjes. Për disa prej tyre është e nevojshme të qëndrojnë nën kujdes intensiv, me terapi që mund të zgjasin me javë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Mjekësisë, një nga agjencitë më të rëndësishme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate, iu ka kërkuar konsumatorëve të mos konsumojnë blejnë produkte jozyrtare për cigaret elektronike si dhe i ka kërkuar kompanive prodhuese të modifikojnë ampulat që përmbajnë substancat tymosëse, në mënyrë që të shmangen rreziqet shëndetësore.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet