Brigjet greke janë prekur nga një ciklon i fuqishëm, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë përfshirë në vorbullën e ciklonit.
Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje.
Në një konferencë për medien Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias u shpreh se “Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e banorwve”.
Por theksoi ai, vendi mbetet në gatishmëri absolute, duke paralajmëruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike.
Deri tani erërat lëvizin me një shpejtësi ndërmjet 50 km dhe 90 km në orë. Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera reshje të fuqishme shiu.
Ministri grek i mbrojtjes deklaroi se janë regjistruar ndërprerje të energjisë në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, ku edhe po punohet me intensitet të plotë për ta rikthyer atë.
Mbrojtja Civile ka paralajmëruar qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, të mos kalojnë përrenj ose rrugë të përmbytura as në këmbë ose me automjete.
Shkollat në shtatë njësi rajonale u mbyllën ditën e sotme për arsye sigurie.
Ndërkohë që autoriteti kontrollues për transportin rrugor paralajmëroi se do të ketë një ndërprerje totale të trafikut të automjeteve dhe këmbësorëve në një pjesë të rrugëve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4894
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Greqia ‘humb’ veton, fuqinë e ‘Belerin’, rrezikon emigrantët
25 Mars, 19:01
-
Sekuestrohen 530 kilogramë fruta të thata, dyshohen kontrabandë nga Greqia, arrestohet 28-vjeçari, vihet nën hetim një tjetër
23 Mars, 14:00
-
'Jam grek i lindur në Shqipëri', Pirro Dhima kandidat për eurodeputet me Demoracinë e Re në Greqi
22 Mars, 09:52
-
Tërmet 4.7 ballë në Korfuz, lëkundjet ndjehen edhe në jug të Shqipërisë
22 Mars, 08:52
-
Greqi, detaje të reja nga rrjeti i prostitucionit me të mitura në Athinë, mes tyre dhe shqiptare, i jepeshin drogë dhe premtoheshin para
21 Mars, 09:53
-
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, tutorja shfrytëzonte 7 vajza! Gjithçka u zbulua nga prindërit e të rejave
20 Mars, 20:34
-
Greqi, përdhunoi një të mitur, gjykata dënon 24-vjeçarin shqiptar
20 Mars, 13:31
-
Po transportonte 100 kg kanabis me policin grek në Igumenicë, shqiptari: Jam informator, mendova se po merrja pjesë në operacion policor
20 Mars, 09:27
-
Greqi, klienti qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar se nuk i pëlqeu pjata! Dalin pamjet
20 Mars, 08:37
-
Greqi/ Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari dhe babai i tij
19 Mars, 18:26
-
Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare
19 Mars, 11:53
-
Nga 30 marsi emigrantëve pa leje qëndrimi në Greqi nuk u lejohet lëvizja për në atdhe, gazetari: Penalizim, 80% e aplikantëve shqiptarë
18 Mars, 14:16