Cikloni godet Greqinë, kritike 9 orët në vijim (VIDEO)

Brigjet greke janë prekur nga një ciklon i fuqishëm, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë përfshirë në vorbullën e ciklonit.

Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje.

 Në një konferencë për medien Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias u shpreh se “Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e banorwve”.

Por theksoi ai, vendi mbetet në gatishmëri absolute, duke paralajmëruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike. 

Deri tani erërat lëvizin me një shpejtësi ndërmjet 50 km dhe 90 km në orë. Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera reshje të fuqishme shiu.

Ministri grek i mbrojtjes  deklaroi se janë regjistruar ndërprerje të energjisë në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, ku edhe po punohet me intensitet të plotë për ta rikthyer atë.

Mbrojtja Civile ka paralajmëruar qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, të mos kalojnë përrenj ose rrugë të përmbytura as në këmbë ose me automjete.

Shkollat ​​në shtatë njësi rajonale u mbyllën ditën e sotme për arsye sigurie.  

Ndërkohë që autoriteti kontrollues për transportin rrugor paralajmëroi se do të ketë një ndërprerje totale të trafikut të automjeteve dhe këmbësorëve në  një pjesë të rrugëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun Elvis Roshi

U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun Elvis Roshi