Cilat çifte vip u ndanë gjatë kësaj vere?

Cilat çifte vip u ndanë gjatë kësaj vere?
Verës po i vjen fundi, me sa duket, ashtu edhe shumë çifteve hollivudiane. Ja disa nga çiftet vip të cilët i kanë dhënë fund lidhje sentimentale.

Britney Spears dhe David Lucado

Britney Spears na informoj të gjithëve në Twitter që ju kthye jetës së beqarisë me 28 Gusht. Ndarja sipas spekulimeve ka ardhur si pasojë e tradhtisë së Lucados. Megjithatë, ajo po mundohet t’ia kalojë dhimbjen nën shoqërinë e miqve.



Zac Efron dhe Michelle Rodriguez

Zac dhe Michelle kaluan një dashuri verore shumë aktive duke filluar nga lundrimi me jaht e deri tek kalërimi. Fatkeqësisht ata u ndanë nga njëri tjetri në fillim të këtij muaji, thashethemet thonë që shkaktare ishte Cara Delevingne.



Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult

Çifti u takua ndwrsa ishin duke luajtur në filmin X-Men në vitin 2011. Për tri vite e vazhduan lidhjen e tyre në distancë, por më në fund u ndanë këtë verë. Siç duket Lawrence shumë shpejt ka gjetur ngushëllim në krahët e ish bashkëshortit të Gwyneth Paltrow, Chris Martin.



Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Jennifer Lopez dhe Casper Smart u ndanë në qershor të këtij viti, ata ishin së bashku për dy vite e gjysmë. Sipas revistës People ata janë parë së bashku edhe me 24 gusht, që na lë të kuptojmë se mbase nuk ishte fundi i romancës së tyre.



Mariah Carey dhe Nick Cannon

Nick Cannon njofton në 6 vjetorin e martesës së tyre se ai dhe Mariah kishin muaj të tërë që nuk jetonin së bashku. Edhe pse akoma nuk është bërë zyrtarë divorci mes tyre gjasat për tu ribashkuar janë minimale.



Ciara dhe Future

Vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së tyre, Ciara i dha fund fejesës 10 mujore me reperin Future. Sipas shumë burimeve thuhet që shkaktar i ndarjes ka qenë tradhtia nga ana e Future.



Beyonce dhe Jay Z

Thashethemet se Beyonce dhe Jay Z janë duke kaluar nëpër një divorc sa vijnë e shtohen. Mirëpo asgjë nuk është përfundimtare pasi  Beyonce është munduar ta dëshmojë të kundërtën në shumë raste.


 

Marrë nga Telegrafi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/7
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë