Cilat ushqime ju ndikojnë negativisht shëndetin?! Kryeni analizën në Intermedica

Cilat ushqime ju ndikojnë negativisht shëndetin?! Kryeni analizën në Intermedica

Presidenti i Intermedica, Dr. Vasil Llajo dhe Kryetari i Bordit të Zepa Natyral, Nikolin Jaka

Testi i intolerancës ushqimore është një mënyrë e mirë për të mësuar se cilat janë ushqimet që organizmi nuk i pranon apo nuk i tret mirë. Kjo ndihmon që shumë njerëz të mos mbajnë dieta të sforcuara, por thjesht të shmangin ushqimet që ndikojnë negativisht. Për të ndihmuar qytetarët në ndërtimin e një regjimi sa më të shëndetshëm të ushqyeri, kompania e prodhimit të bulmetit dhe lëngjeve të frutave, Zepa Natyral dhe Intermedica, rrjeti laboratorik më i madh në vend, nënshkruan një marrëveshje për të subvencionuar kryerjet e kësaj analizë për qytetarët rezidentë në Tiranë, duke filluar nga data 20 tetor deri në datën 31 dhjetor 2019.

Marrëveshja, e nënshkruar mes Presidentit të Intermedica, Dr. Vasil Llajo dhe Kryetarit të Bordit të Zepa Natyral, Nikolin Jaka, parashikon rimbursimin nga këto dy kompani të 35% të kostos së analizave, për të gjithë konsumatorët që janë pajisur me kartën e klientit Zepa Natyral.

"Ne synojmë të rrisim besim e qytetarëve, se edhe në Shqipëri prodhohen produkte cilësore dhe me standardin më të lartë të sigurisë ushqimore. Deri më sot, keqinformimi dhe mosinformimi kanë qenë probleme të mëdha në sektorin e shëndetësisë për sigurinë ushqimore. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët në Tiranë të bëjnë analizat e alergjisë dhe intolerancës për të mësuar nëse ka ushqime, veçanërisht bulmeti, ndaj të cilëve organizmi nuk reagon pozitivisht. Me këtë nismë Zepa Natyral kërkon të dëshmojë se është jo vetëm e vendosur të ngrejë standardin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, por të tregojë edhe përgjegjësinë sociale ndaj qytetarëve, për të futur kulturën e të ushqyerit shëndetshëm.

Gjithashtu Intermedica do i ofrojë klientëve të Zepa Natyral që do të paraqiten të kryejnë këto teste kaq të rëndësishme, mundësinë që të kryejnë këtë analizë falas për fëmijët e tyre në moshat nga 0 në 3 vjeç.

Intermedica si laboratori simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit, mbështet Zepa Natyral në këtë nismë kaq të rëndësishme, duke qenë i pari që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë diagnostikimin e alergjisë dhe intolerancës nëpërmjet punimit të testeve specifikë në nivel molekular, me synim që të individualizojë kujdesin shëndetësor, nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimeve individuale", thuhet në një njoftim të Zepa Natyral.

ALERGJIA E QUMËSHTIT TË LOPËS

Alergjia e qumështit të lopës është alergjia më e zakonshme ushqimore dhe fillon që tek fëmijët e vegjël, duke prekur afërsisht 2% të fëmijëve nën moshën katër vjeç. Qumështi i lopës është ushqimi i tretë më i zakonshëm, pas arrave dhe kikirikut, përgjegjës për anafilaksinë e shkaktuar nga ushqimi në grupmoshat pediatrike dhe të moshave të përziera. Shumica e pacientëve me alergji ndaj qumështit të lopës, janë sensibilizuar ndaj disa proteinave të qumështit, duke përfshirëkazeinën, a-lactaglobulinen ALA, b-lactglobulinen BLG, bovine laktoferrinëdhe bovine serum albumin. Kazeina, BLG dhe ALA janë alergjenet kryesore të qumështit, dhe sensibilizimi ndaj këtyre tre alergeneve është i zakonshëm.

Disa pacientë sensibilizohen ekskluzivisht ndaj këtyre alergeneve. Sensibilizimi ndaj nje proteine është i pavarur nga sensibilizimi ndaj alergeneve të tjerë të qumështit. Gatimi zvogëlon alergjenicitetin nga denatyrimi i proteinave të ndjeshme ndaj nxehtësisë . Kjo mund të shpjegojë pse qumështi në produkte të pjekura tolerohet më mirë nga shumë pacientë.

Në mënyrë të ngjashme, kulturat e kosit, të cilat fermentojnë dhe acidifikojnë qumështin, zvogëlojnë sasinë e proteinës dhe mund të rezultojnë në tolerancën e produkteve të qumështit me bazë kos nga individë me alergji ndaj qumeshtiti te lopes të sensibilizuar ekskluzivisht ndaj proteinave të hirrës.

Pacientet me alergji ndaj qumeshtit shfaqin shenja klinike shpesh gjatë muajve të parë të jetës. Ato paraqesin një gamë të gjerë të sindromave klinike qe zakonisht ndodhin menjëherë, brenda disa minutash deri në dy orë pas gëlltitjes. Këto reagime mund të paraqiten me lëkurë, ne orofaring, traktin respirator të sipërm dhe të poshtëm, traktin gastrointestinal dhe / ose shenjat dhe simptomat kardiovaskulare.

INTOLERANCA NDAJ LAKTOZIT

Intoleranca ndaj ushqimeve që përmbajnë laktozë është e zakonshme. Simptomat klinike të intolerancës së laktozës përfshijnë dhimbje barku, fryrje dhe diarre pas konsumimit të qumështit ose produkteve që përmbajnë qumësht. Këto simptoma lidhen me  keqabsorbimim e  laktozës. Përveç kësaj, adoleshentët mund të kenë edhe të vjella. Dhimbja e barkut mund të jetë si ngërçe dhe shpesh lokalizohet në zonën periumbilikale (përreth kërthizës)ose kuadratet e poshtme.

Tek fëmijët manifestohet me diarre ndersa në të rriturit, diarreja nuk është një simptom mbizotërues. Pacientët duhet të këshillohen që eliminimi i plotë i laktozës nuk është i rekomanduar, por rekomandohet një kufizimi i marrjes së saj, i cili shpesh është i mjaftueshëm për të trajtuar simptoma të intolerancës.

Pacientët mund të përdorin produkte të reduktuara nga laktoza ose suplemente laktazë. Pacientët me konsum të pamjaftueshëm në dietë të qumështit dhe produkteve të tij mund të kërkojnë plotësim të kalciumit. Nivelet e vitaminës D duhet të monitorohen në pacientët që shmangin konsumimin e qumështit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja