Cili është ndryshimi mes Ramës dhe Bashës? Fushata nxjerr në pah premtimet e mbajtura dhe ato të mbetura në letër

Lufta për pushtet dhe fushata zgjedhore është gjithmonë e ashpër mes partive politike, në tentativë për të marrë sa më shumë vota që do të përkthehet në mandatë në parlament. Por përtej propagandës ka edhe fakte mes tyre, ku ajo vihet re ne jetën reale të qytetarëve me premtime të mbajtura dhe atyre të mbeturave vetëm në letër.

Në një video renditen premtimet e Lulzim Bashës, i cili thuajse nuk ka mbajtur asnjërën prej tyre, mes të cilave edhe tramvaji që premtoi se do të ndërtohet në kryeqytet, duke bërë që shpesh të thuhet për të "se po fle gjumë".

Ndërsa nga ana tjetër është Edi Rama, si drejtuesi i qeverisë për 2 mandate, ku premtimet kanë qenë gjithashtu të shumta, por në një bilanc të bërë po ashtu shumë prej tyre janë arritur të mbahen nga qeveria si heqja e TVSH-së dhe tatim fitimit për bizneset e vogla, rindërtimi i shtëpive pas tërmetit duke u dorëzuar çelësat në dorë familjarëve që të hyjnë brenda shtëpisë së re, ndërtimi i infrastrukturës rrugore etj.

"Cili është ndryshimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës? Luli premton dhe pastaj bie në gjumë të thellë! Rama punon dhe mban premtimet e bëra!", për me tepër ndiqni videon më poshtë.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Ndryshomi?: 25/09/2020 16:31

    Edi kollos Basha lapanjos

    Përgjigju
  • Çeço: 25/09/2020 14:01

    Pragu jo 1 por 5 ,kush ka byth të fitojë e luftojë për popull si dallkauku Nard Ndoka,që i digjet bytha e përvëlohet zemra për këtë popull.

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/09/2020 09:13

    Te mbash premtimin dotethot , se pari , te ngresh ekonomine e popullit , sidomos ekonomine e punetoreve te thjesht dhe pensionisteve , si grupi me i pa mundur te gjej mundesira te tjera ekonomike , per te jetuar . Te hapte treqind mije vende pune , per mosmbajtjen e premtimeve , u larguan treqind mije punetor te moshave te reja , per shendetesi falas ,qe nukse u realizua , por per nje vizite ,duhet te paguajn rrogen apo pensionin mujor . Nese ka bere disa kopshte argetimi apo ka shtruar me asfalt disa rruge lagjesh neper qytete , i ka bere me rrogat e punetoreve dhe pensionisteve , te pa paguara ; domethene edhe keto pune i ka bere populli me parat e mohuara nga pushteti . Nukse ka mbaruar asnje rruge te nivelit te pare apo te dyt ,thot se po punohet .S'ka legalizuar pronat , token ne bregdet jua heq popullit dhe e mbajne vet pushtetaret ; duke u mohuar pronareve te ligjshem prej qindra vjetesh token buqesore . Athere cilat premtime mbajti !?. Sigurisht , ka mbajtur premtimin e cuarjes se shqiperise pas ; apo mos e keni fjalen e pasurimit te nje pakice kontrabandistesh , prostitucionistesh , hajdutesh e dallaveraxhinj !?. Dote ishte e ndershme dhe e domosdoshme qe KM te thoshte , bera kaq sa munda , keto jane mundesite e mia , kjo ishte dhe ekonomia e shqipetareve !. Te falnderoje popullin , per besimin qe i dha , per dy legjistatura ne krye te pushtetit .

    Përgjigju
  • Ndryshimi?: 24/09/2020 23:40

    Basha gjumash lamash Edi gjigand

    Përgjigju
  • Sifi: 24/09/2020 20:45

    Ndryshimi i Rames me Bashen pa dashur te bej avukatin eshte si nata me diten .Rama nga premtimet pothuajse ka mbajtur shumicen dhe me kryesirja eshte se Shqiperia nuk eshte me gri por ka nje ndryshim radikal me rilindhen yrbane dhe rurale .Infrastruktura me gjithe vonesat ka ndryshuar shume duke u bere ne moderne dhe me e sigurte .Per Rama bdertimin mbas termetit be pranceren e vitut qe vjen plotesihet mbi 90% dhe kjo eshte e sigurte

    Përgjigju
    • lona: 25/09/2020 03:35

      psh... e mban mend o mik premtimin e rames per produktet e shportes qe do i hiqte taksen vezes bukes vajit etj etj hahahahahahhahahah thjesht hoqi shporten dhe po na shet edhe qeset plastike me leke. ky eshte nje moster qe duhet shporrur nje ore e me pare. eshte bere miljarder ne kurriz te ketij populli. Me mire ai tjetri gjysem ne gjume se do lere ndonje gje dhe per ne. po me kte skemi gje ne trajse. ky do gjithcka per vete dhe ka nje urrejtje patologjike dhe percmim per popullin e vet. i ardht nga se pret aty ku i dhemb me shume



×

Lajmi i fundit

John

Sot Kumbulla sfidon Ibrën, pritet spektakël Milan-Roma! Juventusi ngec sërish!