Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBA

Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBA

Çim Peka

TIRANË- Sikur të mos mjaftonte vetëm Sali Berisha, në sulm të Lulzim Bashës tashmë i kanë dalë kundër të gjithë njerëzit besnik të ish-kryeministrit, që në këto ditë të vështira për të, nuk e kanë braktisur, duke nxjerrë “kokën” kundër kryedemokratit, për të cilin deri më tani kishin heshtur. I tillë është edhe rasti i gazetarit të televizionit Berisha, Çim Peka, i cili ka “tjerrur” akuzën e bërë një ditë më parë nga Evi Kokalari. Në emisionin e tij, Peka tha se Basha është pajisur me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës dhe tani mund të udhëtojë në SHBA, ndërkohë që më parë nuk ka mundur për shkak të dosjes së lobimit rus.

“Z.Basha ka thënë në këtë emision në 2019 se do të realizonte një vizitë të rëndësishme në SHBA, pas pak ditësh. Vizitë që nuk ndodhi kurrë. Nga ai moment dhe deri më sot, Basha nuk ka udhëtuar në SHBA. Por ka të dhëna se pas përjashtimit të Sali Berishës, z.Basha dhe familja e tij mund të udhëtojnë në SHBA, me vizë diplomatike dhe jo me vizë të thjeshtë. Arsyet i dinë ata. Ajo dosje është aty, gjëja më e mirë është të lobohet për PD, por a është një problem penal për Bashën në SHBA, përderisa kemi thënë të njëjtën gjë për Edi Ramën, i cili absolutisht duhet të ishte i dënuar atje pavarësisht se dikush tjetër, ‘burri’ i tij, sipas ftesës, vetë Bilali, e ka marrë përgjegjësinë duke përjashtuar ‘gruan’, z.Rama? Çështja është e njëjtë, problemet janë të njëjta. Nëse Basha në atë kohë akuzonte Ramën se kishte shkelur ligjin amerikan, rasti është i ngjashëm”, u shpreh Çim Peka.

Më herët ishte Evi Kokalari e cila lëshoi një akuzë të fortë nga “Foltorja” e Sali Berishës se Lulzim Basha ka “shitur” ish-kryeministrin në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit rus në SHBA. Për këtë akuzë, ajo që është e sigurt është se Kokalari ka marrë miratimin e Sali Berishës, që sot pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Lulzim Bashës dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë jo vetëm personalisht, por edhe duke i “ndërsyer” edhe njerëzit e tij besnik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP VËRA BULE LEKA [ KEPI ]: 01/10/2021 13:46

    O pik e zez na u bo gazetar dhe qen peka që mos ngelt njeri pa u bër gszetar. Mjer kombi Shqiptar me kta krimba të pa fund që po qelbin gazetarin e gjith Shqiprin. Kur do zhduket nga historia Sali pocaqia.

    Përgjigju
  • Iris: 01/10/2021 00:27

    Ja dhe Cimka e thate,po analizon kush ja vlen me shume politikisht per t'i thithur gjakun e rradhes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)