Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Europa

Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Europa

Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ dihet sa duhet e ndoshta as si duhet, më nxiti sot të them edhe atë që e kam shkruar para disa vitesh.

Evropa ka shumë e shumëçka që s’e kanë pasur kurrë dhe as nuk e kanë sot shqiptarët. Por, shqiptarët kanë pasur dhe kanë diçka që Evropa s’e ka pasur kurrë dhe s’e ka as sot.

Evropa ka pasur dhe ka mirëqenie të madhe lëndore e kulturore. Por, shqiptarët kanë pasur e kanë dy madhështi të jashtëzakonshme shpirtërore: kanë dy familje të mëdha që vunë themelet e dy shteteve të tyre të sotme.

Shqiptarët kanë familjen madhështore të Frashëriotëve. Kanë:

Abdyl Frashërin – diplomatin dhe shtetarin e madh, që me diplomacinë dhe me politikën e tij shtetare bëri Shqipërinë e ardhshme.

Naim Frashërin – vëllanë e tij, poetin e madh kombëtar, që bëri veprën e madhe poetike e historike të Kombit shqiptar e të Shqipërisë së sotme e të ardhshme.

Sami Frashërin – vëllanë e Abdylit e Naimit, ideologun e madh kombëtar, i cili bëri programin kombëtar sipas të cilit u ndërtua Shqipëria, shteti i ardhshëm kombëtar shqiptar.

Evropa ka shumë e shumëçka që s’e kanë pasur kurrë dhe s’e kanë ende shqiptarët, por shqiptarët kanë familjen e madhe, historike të Jasharajve: kanë kryefamiljarin e madh Shaban Jasharin dhe të bijtë e tij, heronjtë e lavdishëm, Adem dhe Hamëz Jasharin me anëtarët e familjeve të tyre.

Evropa ka pasur e ka shumëçka që s’e kanë pasur shqiptarët, por shqiptarët, ja, kanë dy familje të mëdha që me emrat e tyre, me sakrificat e tyre madhështore, me etikën e tyre vunë themelet e shtetit të tyre: familjen e Frashëriotëve me tre bijtë e saj: Abdylin, Naimin e Samiun dhe familjen e Jasharajve që me sakrificën e lavdishme, heroike të të gjithë anëtarëve të saj me të rinj e të vjetër, me të vegjël e të mëdhenj – të kryefamiljarit, të bijve, të bijave, të grave, të nipërve e të mbesave e vunë jetën në themelet e shtetit të ardhshëm të Kosovës, në të vërtetë të Kosovës së bashkuar me Shqipërinë.

Shqiptarët s’kanë pasur e s’kanë ende shumëçka që jetën e evropianëve e bën të pasur, të mirëqenë; por shqiptarët kanë diçka që s’e ka pasur dhe s’e ka Evropa e madhe e cila aq përparim i ka sjellë njerëzimit me mendjen e saj: s’e ka madhështinë e dy familjeve shqiptare të cilat me sakrificat e tyre të lavdishme vunë themelet shpirtërore, ideologjike, morale, kombëtare të Kombit të tyre siç janë Frashëriotët dhe Jasharajt.

Evropa, pra, ka shumë e shumëçka që e bën të dalluar në krejt Botën, por Evropa nuk ka pasur kurrë e nuk ka as sot tre vëllezër siç ishin e janë Abdyl, Naim e Sami Frashëri, të cilët idealin e tyre madhështor “të bëjmë shqiptarin e të bëjmë Shqipërinë” e bënë njëmendësi.

Evropa, pra, ka shumë e shumëçka që e bën të dalluar në krejt Botën, por Evropa nuk e ka pasur kurrë dhe nuk e ka as sot një familje të madhe historike që për Kombin e vet u sakrifikua njëkohësisht, njëherësh, aq vendosmërisht, aq etikisht, aq madhërishëm siç u sakrifikuan Adem dhe Hamëz Jashari me familjen e tyre

Kjo është e veçanta e madhe, e lavdishme, madhështore me të cilën shqiptarët bëhen të veçantë me historinë e të veçantë me dinjitetin në historinë e përbashkët evropiane.

Foto e postuar nga Rexhep Qosja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 11/04/2020 17:58

    Kur luajti Flamurtari me Barcelonen, aty nga 1987 me duket, doli barcaleta qe pasi u kthyen vlonjatet nga Barcelona, njeri prej tyre tha:"E ç'kishte Barcelona me shume se Vlora? Hiç asgje, detin e ka me te bukur Vlora"

    Përgjigju
  • Saja: 10/04/2020 17:06

    Zakonisht i lexoj me kenaqesi shkrimet e Rexhep Qoses, por ky postim duket sikur eshte shkruar nga ndonje nxenes i klases se 5. A jeni te sigurt se nuk po tallet njeri me emrin e Rexhep Qoses?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës