Clarence Rise, në Bunk’Art2 një rrugëtim drejt tingujve hipnotizues! Dita Ndërkombëtare e Cirkut, trupa me shfaqje! U shua në 2020-ën, i vëllai dokumentar për Arben Bajon!

 

1.     Producenti dhe muzianti francez Clarence Rise ju fton sot prej orës 12.00 deri në mesnatë në Bunk’Art 2 në një rrugëtim gati hipnotizues drejt tingujve kinematikë, intensivë e të ftohtë, përshtatur hapësirës së muzeut nëntokësor.

2.     Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Cirkut, Trupa Artistike mban sot prej orës 10.30 një paradë, e më pas një shfaqje me larmi numrash në Amfiteatrin e Liqenit

3.     Teatri i Kukullave mirëpret vogëlushët sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 me shfaqjen “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” në sallën “Tonin Harapi”.

4.     Shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit "Agimi" premiera e filmit "Violinisti" i regjisorit Saimir Bajo, në kujtim të vëllait të tij, skulptorit Arben Bajo të ndarë nga jeta në 2020-ën.

5.     Mbahet sot e nesër në orën 19.00 në Akademinë e Filmit Marubi e kinema 'Milenium' në Tiranë Festivali i Filmit Ballkanik.

6.     Julian Bulku interpreton edhe këtë mbrëmje në orën 19.00 në Teatrin “Kujtim Spahivogli” performancën “Nga pafajësia në pafajësi”.

7.     Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas shfaqet sot në orën 19.00 në sallat dedikuar artit e kulturës  pranë Komunës së Parisit.

8.     Sot në orën 19.30 në Pallatin e Kongreseve shënohet mbrëmja e tretë e koncertit të violinistit Olen Cesari, me të tjerë artistë të ftuar.

9.     Një lojë që depërton në skutat më të errëta të ndërgjegjes njerëzore, Gëzim Kame si regjisor e Viktor Zhusti si dramaturg e aktor, i bëjnë “gjyqin” “Biznesmenit” , sot e nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.

10. Gent Hazizi dhe Besnik Mustafaj sjellin sot e nesër në orën 19.00 në një stand up comedy bar pjesët "Krejzi Brother" dhe "Më fal o At se nuk di ç'them", në teatrin "Aleksandër Moisiu".

11. Jetësohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" koncerti "100 vjet muzikë kult në Korçe".

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar