Çmendet Salma Hayek, dëgjon
një zë seksi në telefonin e burrit

Çmendet Salma Hayek, dëgjon<br />një zë seksi në telefonin e burrit
Në një intervistë për Graham Norton Show, në BBC 1, aktorja meksikane Salma Hayek, tha se ishte bërë xheloze për të shoqin pasi kishte dëgjuar një zë seksi që i fliste në telefon.

"Një ditë vjen një mesazh në telefonin e tij që tha: ‘Hi, nëse doni ta përmirësoni anglishten pse nuk e praktikojmë tani’ . Ishte një zë shumë sexy dhe mendova, çfarë dreqin? Kush është kjo Elisa që vjen pas burrin tim. Por pastaj mendova, Varja. Gjithsesi, rreth tre orë më vonë unë po i bërtisja atij, kush është Elisa dhe pse ajo po të telefonon? Ai qeshi kur më shpjegoi se ishte një aplikacion që po e ndihmonte në përmirësimin e theksit të tij anglez!", u shpreh aktorja gjatë intervistës, raporton DailyMail

Hayek është e martuar prej tetë vitesh me biznesmenin francez, 54-vjeçarin François-Henri Pinault dhe kanë një mardhënie të fortë, por për një çast aktorja është bërë xheloze dhe ka shpërthyer ndaj tij. 

Por kjo situatë nuk ka ndikuar në lidhjen e tyre pasi çifti është parë sëbashku në festivalin e Kanës këtë të martë dhe dukeshin shumë të lumtur. 


Salma Hayek dhe François-Henri Pinault në festivalin e Kanës




Salma Hayek

Redaksia Online

Er.K/Shqiptarja.com

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës