Sondazhi i GPF në Report Tv/ 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve

Pas tërmetit në politikë të shkaktuar nga dekreti i presidentit Ilir Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, solli sondazhin më të fundit të opinionit publik mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin. Në studion e "Repolitix" me gazetarin Denis Minga dhe analistë, edhe Roberto Baldasari, ish president i Institutit Piepoli, që në zgjedhjet e 2017 në sondazhin në bashkëpunim me Report tv parashikoi saktë rezultatin, ndërkohë aktualisht është President i GPF Inspiring Research.

Në këtë sondazh janë anketuar 822 persona, të cilët i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të sondazhit.

Rreth 58.9% e personave të anketuar mendojnë se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit është i gabuar. Vetëm 38.8 e gjykojnë të drejtë. 

Zgjedhësit se mendojnë se presidenti ilir Meta ka të drejtë sipas sondazhit 47.7% i përkasin LSI-së, 40.6% Partisë Demokratike dhe 0.9 % Partisë Socialiste dhe 11.2 % Partive të tjera. Ndërkohë sa i përket zgjedhësve se mendojnë se Ilir Meta ka gabuar sa i përket vendimit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 73.5 % i përkasin Partisë Socialiste, 14.4% Partisë Demokratike, 11.2% partive të tjera, dhe LSI I përkasin 0.9 %.

Nga ana tjetër pyetjes se përse ky vendim i marrë është i gabuar, 47.7 % e te anketuarve u shprehen se në këtë mënyrë presidenti bëhet palë me opozitën. 26.7 % e të anketuarve u shprehen se ai nuk ka kompetenca institucionale për të anuluar zgjedhjet ndërkohë 25.6 e të anketuarve u shprehen se presidenti në këtë mënyrë po krijon një precedent të rrezikshëm.

Të pyetur se sa dakord janë me vendimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta 54.6 % janë shprehur plotësisht dakord, 39.5 janë shprehur aspak dakord ndërsa 5.7 % janë shprehur se nuk e dinë përgjigjen.

Të pyetur nga Instituti Italian GPF Inspiring Research nëse sot  do kishte zgjedhje të parakohshme, për këtë do të votonin? 54% deri në 58% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, duke shënuar një rritje një raport me 3 sondazhet e para të realizuara po nga Instituti Italian Italian GPF Inspiring Research me president Roberto Baldassarin. 32% deri në 36 % do votonin Partinë Demokratike, që shënon një ulje në raport me sondazhin e 15 qershorit 2019 por një rritje në raport me 2 sondazhet e  tjera të mëparshme. 1% deri në 3% do votonin LSI, teksa nga shifrat rezulton se kjo forcë politike ka rënie të ndjeshme kryesisht në raport me sondazhin 13 marsit 2019 ku parashikohej të merrte 3 deri në 9 % të votave të të anketuarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Sondazhi/ Demokratët s'duan një koalicion të dytë PD-LSI/ 42.2% e tyre kundër

 


Demokratët nuk duan një koalicion të dytë PD-LSI. Pyetur në sondazhin e hartuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, nëse do të ishin dakord për një koalicion PD-LSI, me këtë të fundit me kryetar Ilir Metën, 42.2% e tyre kanë votuar "jo" dhe vetëm 27.4% "po".

Ora 22:51
Rritet me 4% pjesëmarrja e votuesve nëse sot do të kishte zgjedhje/ Binden të pavendosurit

1560372778_1560372701foto15.jpg

Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, pjesëmarrja e votuesve ka pësuar një rritje krahasuar me tre sondazhet e tjera.  56.2 % janë shprehur se do të merrnin pjesë në zgjedhje. Të pavendosur janë 19.2 %, ku vihet re se ka një ulje në raport me tre sondazhet e mëparshme.

Ora 22:30
Nëse sot do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme 54%-58% do votonin PS-në, 32%-36% PD, LSI-ja rënie drastike: 1-3%

Të pyetur nga Instituti Italian GPF Inspiring Research nëse sot  do kishte zgjedhje të parakohshme, për këtë do të votonin? 54% deri në 58% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, duke shënuar një rritje një raport me 3 sondazhet e para të realizuara po nga Instituti Italian Italian GPF Inspiring Research me president Roberto Baldassarin.

32% deri në 36 % do votonin Partinë Demokratike, që shënon një ulje në raport me sondazhin e 15 qershorit 2019 por një rritje në raport me 2 sondazhet e  tjera të mëparshme.

1% deri në 3% do votonin LSI, teksa nga shifrat rezulton se kjo forcë politike ka rënie të ndjeshme kryesisht në raport me sondazhin 13 marsit 2019 ku parashikohej të merrte 3 deri në 9 % të votave të të anketuarve.

Partia Republikane mbetet në të njëjtat kuota teksa merr deri në një 1% të votave si sondazhet e mëparshme.

PDIU luhatet tek 1.5 % deri në 3.5 % të votave ku një rënie në raport me sondazhin e 13 marsit 2019 ku merrte deri 5 % të votave të të anketuarve.

FRD e Bamir Topit mbetet në nivelin e 1 % të votave, ndërsa Bindja Demokratike Partia me e re opozitare e  Astrit Patozit, merr 2.5% deri në 4.5% të votave, duke tejkaluar edhe LSI e Monika Kryemadhit. BD njeh rritje edhe në raport me sondazhin  e 15 majit ku merrte deri në 4 % të votave të të anketuarve.

Ora 22:25
Thellohet kritika ndaj protestës së opozitës: tani 67.1% e shqiptarëve janë kundër

Mbështetja e shqiptarëve për protestën e opozitës ka rënë ndjeshëm krahasuar me qëndrimin që kanë mbajtur në ditën e para të aksionit opozitar. Që do të thotë, nga 62.5% e shqiptarëve që janë shprehur se nuk janë dakord me protestat e opozitës në sondazhin e datës 17.04.2019, sot ky numër është rritur në 67.1%.

Për pasojë, nga 35. 2% që kanë votuar më parë 'pro' zhvillimit të këtyre protestave, sot vetëm 32.1% i mbështesin ato.

Ora 22:10
Kriza politike: Tek cila zgjidhje shpresojnë shqiptarët?

Cfarë shpresojnë shqiptarët se do të ndodhë në vijim? 50/2% e të anketuarve janë të bindur se në 30 qershor duhet të ketë zgjedhje me qeverinë Rama. 20.4% mendojnë se duhet të ketë një marrëveshje për një datë të re zgjedhjet, por pa Edi Ramën kryeministër, një kërkesë kjo e opozitës joparlamentare. 14% janë për një marrëveshje të arritur me dialogun opozitë mazhorancë për datë të re zgjedhjesh, po pa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rreth 13% e shqiptarëve të pyetur gjykojnë se 30 qershor nuk duhet të ketë zgjedhje. 

Ora 22:10
Konflikti Rama-Meta: Si ndahen sipas partive ata që gjykojnë që Meta ka të drejtë

Nga zgjedhësit që kanë votuar se Ilir Meta ka të drejtë në këtë në debatin e tij kryeministrin Edi Rama, 59.5% e tyre janë me LSI-në; 33.2% me PD-në; 1.1% me PS-në dhe 6.2% të partive të tjera politike.
Sondazhi është bërë nga GPF Inspiring Research për Report Tv, ku i ftuar special është Roberto Baldasari, ish president i Institutit Piepoli, që në zgjedhjet e 2017 në sondazhin në bashkëpunim me Report tv parashikoi saktë rezultatin, ndërkohë aktualisht është  President i GPF Inspiring Research.

Ora 22:05
Konflikti Rama-Meta: Si ndahen sipas partive ata që gjykojnë që Rama ka të drejtë (edhe 8.1% janë nga PD)

77.5 % e zgjedhësve që janë shprehur se do të votonin për Partinë Socialiste mendojnë se kryeministri Edi Rama ka të drejtë, në konfliktin që ka lindur mes tij dhe Presidentit Ilir Meta. 8.1% nga zgjedhëit e PD-së i japin të drejtë Edi Ramës, ndërkohë një përqindje fare e vogël nga LSI-ja, vetëm 0.5% e tyre mendojnë se Rama ka të drejtë në këtë konflikt. 

Ora 21:58
Sondazhi/ Rama apo Meta? Ja kujt i japin të drejtë shqiptarët në këtë debat politik

54.6% e të anketuarve mendojnë se në këtë debat politik në distancë ka të drejtë kryeministri Edi Rama, e ndërsa vetëm 31.7% e tyre i japin të drejtë presidentit Ilir Meta. Interesante është fakti që 9.3% e tyre nuk i japin të drejtë asnjërit prej tyre...ndoshta fajësojnë të dy për krizën politike që ka mbërthyer vendin prej 4 muajsh, ose i japin të drejtë kryedemokratit Basha.

Ora 21:25
Meta anuloi zgjedhjet, PS e paralajmëroi me shkarkim: 54.6% janë dakord me largimin e tij nga Presidenca

Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të paprecedentë për të anuluar pa afat zgjedhjet e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj. Rreth 55% e shqiptarëve që janë anketuar nga GPF Inspiring Research, janë përgjigjur se janë plotësisht dakord me këtë vendim. Rreth 40% shprehen se nuk janë aspak dakord me këtë nismë të mazhorancës, dhe rreth 6% janë të pavendosur, duke u përgjigjur, nuk e di. Të enjten në Kuvend për 5 orë do të diskutohet një rezolutë e PS-së më argumentet e tyre përse Presidenti Ilir Meta ka gabuar duke anuluar zgjedhjet me dekret. Ndërkohë, procedura e shkarkimit është në tjetër etapë e cila do të kërkohë kohë, nëse socialistët e finalizojnë nismën e ndërmarrë.

Ora 21:01
60.5% e shqiptarëve dakord me Ramën/ Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor

60.5% e të anketuarve janë shprehur plotësisht dakord me Partinë Socialiste, e cila këmbëngul që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Ndërkohë, vetëm 38.3% e tyre nuk duan që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor, duke mbështetur kështu vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e tyre deri në një afat të pacaktuar.

Ora 21:00
Ja pse 58.9% e gjykojnë të gabuar vendimin e Metës

Shumica e shqiptarëve të anketuar që e kanë gjykuar të gabuar dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, thonë se këtë përgjigje e mbështesin mbi arsyetimin se kreu i shtetit bëhet kështu palë me opozitën. 47.7% e tyre kanë zgjedhur këtë alternativë që sipas tyre fshihet pas vendimit të Metës. Ndërkohë, 26.7% e tyre mendojnë se Presidenti nuk i ka kompetencat institucionale për të anuluar zgjedhjet. Në një përqindje të afërt, 25.6% mendojnë se me dekretin e marrë, Presidenti krijon një precedent të rrezikshëm.

Ora 20:55
Ja pse 38.8% gjykojnë të drejtë vendimin e Metës

53.9% e të anketuarve që e kanë cilësuar si të drejtë shtyrjen e zgjedhjeve nga Meta, mendojnë se ky vendim do t'i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë së vendit. Në sondazhin e GPF INSPIRING RESEARCH për Report Tv 18.9% e tyre mendojnë se kauza e opozitës është e drejtë, prandaj zgjedhjet nuk duhet të mbahen në 30 qershor. Ndërkohë 27.2% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen sepse i konsiderojnë zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, si jo pluraliste.

Ora 20:40
Si ndahen sipas partive ata që gjykojnë të gabuar vendimin e Metës

Të anketuarit që e kanë vlerësuar të gabuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet, janë pyetur edhe se cilës parti i përkasin. Kështu, 73.5 % që mendojnë se Meta ka gabuar me dekretin, janë shprehur se janë votues të Partisë Socialiste. 14.4 % nga Partia Demokratike, dhe vetëm një përqindje shumë e vogël, prej vetëm 0.9 % zgjedhës të LSI-së, e gjykojnë të gabuar dekretin e Metës.

Ora 20:39
Si ndahen sipas partive ata që gjykojnë të drejtë vendimin e Metës



Vetëm 47.4% të votuesve që thonë se do të votonin për LSI e kanë vlerësuar si të drejtë vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërkohë, në radhët e demokratëve, vetëm 40.6% janë "pro" vendimit të Metës dhe nga socialistët vetëm 0.9%.

Ora 20:21
Sondazhi/ Si e gjykojnë shqiptarët dekretin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit?

Rreth 60 % e personave të anketuar mendojnë se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit është i gabuar. Vetëm 38.8 e gjykojnë të drejtë. Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet pa afat, me një dekret të dytë që rrëzoi atë të 30 qershorit, dekret që deri më tani është injoruar nga mazhoranca, por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka vijuar normalisht me procesin zgjedhor.

Ora 20:19
Krizë dhe protesta/ Shtohet numri i atyre që gjykojnë situatën si negative


Pyetja e parë e sondazhit për shqiptarët ka qenë si e gjykojnë gjendjen aktuale të vendit. 64.7% e gjykojnë si negative, 29% e shohin normale, 5.8% pozitive dhe 0.5% janë shprehur nuk e di.

Ora 22:51
Dekreti i Metës/ Ç'mendojnë shqiptarët? Sondazhi i GPF në emisionin 'Repolitix'
  • G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Meta: 14/06/2019 09:23

      Presidenti me gjitha gjasat ka "kryer obligimin" e premtuar, jo ndaj Popullit,shtetit dhe Kushtetutes,por ndaj opozites dhe baskshortes.Ky veprim eshte krejtesisht Konflikt interesi, sepse Meta eshte President,qytetari I pare I shtetit dhe Monika Zonja e pare e shtetit,fak eqeiht te dy me veprime opozitare.meta nuk ka apsur te drjete qe,sipas porosise se Monikes-gruas se Tij, te merr vendim ne emer te Presidentit dhe shtetit e Kushtetutes, per anulimin e zgjedhjeve, vetem pse ky veprim "qon uje ne mullirin" e opozites e cila ka kerkesa te panatyrshme e jodemokratike.

      Përgjigju
    • robi: 13/06/2019 12:49

      sic duket u dhi nusja ne kale, leshilise iku per leshdhije, mbeshtetja ne popull nen 1% , sharebajgat e leshitlikes qe u promovuan per tu bere ministre dhe zvministre pa ndonje intelekt te vecante apo begrame poltike por vetem per kontributin qe kishin dhene per ngritjen e haremit famekeq erotiok-naziskin te Jales iken dhe ato per lesh dhije,,,,,,,i perjetshem qofte kujtimi i Nora gjitholloges, bythderres, Kejdi dhembcakalles, dhe Edhjet brahimkarit

      Përgjigju
    • donela: 13/06/2019 11:53

      Zgjedhja e Ilir Metes president ishte nje gabim i PS,mbase kur Z.Edi Rama thote kemi edhe gabime ka parasysh kete fakt,duhet me patjeter ta shkarkojne se Meta nuk eshte aspak i denje per ate post,eshte teper i lig,tinzar dhe kryehajdut kurrsese nuk mund te jete presidenti yne.

      Përgjigju
    • Peshku Adriatik: 13/06/2019 08:33

      Ky dekret nuk ka vend në Kushtetutë. Kjo është një 'dëshmi' e hapur që ai është brenda të gjitha këtyre demonstratave. Është sulm i drejtpërdrejtë i shtetit ndaj qeverisë. Pse të presësh?

      Përgjigju
    • REXHEP HAJDAR KASAP LEKA [KEPI ]: 13/06/2019 07:58

      Ore është më se normale që populli do votoj Edi Ramën kë të votoi populli kamarjerin kriminel hajdut shal ngjitmin lyl që është pa shkoll. Apo fshataren PALAÇO mona fallxhoren. Ishallah i madhi ZOT i qëron kto plera si mona kryekrimineli salhe shal ngjitmin e jevgun fatmir gjakatarin. Amen.

      Përgjigju
    • Rexhep bajga leka [ kepi ]: 13/06/2019 07:47

      O ilir floriri që je si bajg lope o fundërrin. Ti nuk mbledh dot gruan tënde jo më ti dalësh zot Shqipris. Ti je njeriu më i pështir i Shqipris .

      Përgjigju
    • Popull: 13/06/2019 03:06

      ORGANIZATA TE SPONSORIZUME NGA I FORTI I POLITIKES. SHQIPETARE JANE TE PA BESUESHME VETEM DISTERBIN POPULLIN

      Përgjigju
    • Liku: 12/06/2019 23:50

      64.7 % gjendja negative ne Shqiperi e thoni pastaj ne sondazhe 60% fiton Rama. Kush eshte pergjegjes per kete gjendje????? Nuk quhen zgjedhje por votime,sepse mu ne Shkoder nuk me kan lene zgjedhje tjeter perveç kandidatit te PS. Eshte sikur te luash shah vetem. Ku eshte krenaria e fitimit te gares? Kam nje femij te vogel e kur luan biliardo vetem neper shtepi therret fitova fitova fitova. Keshtu po ben dhe Rama. Po luan vetem. Tani qe ne Shkoder i vuni qeleshen me malesore den me vu dhe Kryetarin e Bashkise katundar.

      Përgjigju
      • Elvis: 13/06/2019 05:04

        Pse ?kush e ndaloj pd te marri pjese ne zgjedhje?ankohu te luli per mungesen e alternatives.

    • Ben: 12/06/2019 23:37

      Meta asht no si bajge lope

      Përgjigju
    • ERP: 12/06/2019 20:35

      38,8% e mendojne te drejte?!! Nese kjo shifer i afrohet realitetit eshte te vesh duart ne koke.

      Përgjigju
    • Eri: 12/06/2019 12:50

      Ska nevoj per sondazh mjafton te lexoni komentet neper portale te ndryshme dhe do ta kuptoni sa e do populli presidentin

      Përgjigju
      • Hinglateri: 12/06/2019 17:03

        Ma keput barku djatre fare

    • sondazhieri: 12/06/2019 10:38

      Ca eshte ky sondazh qe u beka per 2 dit?un kam 10 vjet qe merrem me kete pune dhe eshte e pamundur njeher te behet gati kampioni pastaj edhe formulimi i pyetjeve do kohen e vet.Sondazhet nuk behen nga call centera por nga qendra te specializuara qe perpunon te dhenat qe i vin nga call center apo door to door,ku minimumi kohor per pergatitje eshte 2-3 jave!Qe kshu te pakten kur te tregoni sondazhe nul prisni pak sikur eshte me te vertete i studiuar.

      Përgjigju
      • usa: 12/06/2019 21:02

        Nese nuk e njef GPF ti se punon ne ket sektor (sipas komentit tuaj), qenke nje amator i papar. Sepse esht kompani serioze nuk i duhet nje vit per nje sondazh. Injoranca esht mos informim!

      • Hahahah: 12/06/2019 20:32

        Mos u sforco të mbrosh opozitën...E sheh që nuk të vjen natyrshëm dhe gabon....sikurse e the vetë,duhen 2,3 javë...ky sondazh bëhet çdo muaj...kane tre muaj që merren me këtë punë... .beke punë të bukur por pak më objektiv në gjykimin e situatës në vend...mos u bë tifoz...

    • emigranti: 11/06/2019 23:26

      Vetem Kumen mos te ftoni sepse eshte njesoj sikur te keni ne studio pesidentin dhe kryetaren e lsi bashke.Dhe dicka tjeter kur zhvilloni emisionin hapni nje linje telefonike ku mund te bejne pyetje teleshikuesit per komentet e te ftuareve

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

    Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri