Dy çmime 'Grammy'/ Triumfon Dua Lipa, shpallet artistja e re më e mirë e vitit (VIDEO)

Dy çmime 'Grammy'/ Triumfon Dua Lipa, shpallet artistja e re më e mirë e vitit (VIDEO)

Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka triumfuar në ceremoninë e çmimeve 'Grammy' për vitin 2019 duke dy marrë çmime. Artistja me famë botërore rrëmbeu trofeun 'Artistja e re më e mirë e vitit' dhe “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo në edicionin e 61-të të çmimeve 'Grammy'.

Dua Lipa fituese e dy çmimeve Grammy

“Jam nervoze dhe mirënjohëse. Jeta është vërtetë e çmendur. Jam kaq krenare për çmimet ‘Grammy’. Një ëndërr e vërtetë është realizuar' tha ajo.  Ndërkohë që çmimin "Albumi i vitit" e fitoi Kacey Musgraves. 

Në garën për çmimet 'Grammy' Dua Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diaëara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Sel. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën