Çmimi i qumështit fut në krizë blegtorët e Lushnjës! Ankohen fermerët: E shesim me 40 lekë/ litër, grumbulluesit abuzojnë

Numri i krerëve të lopëve po shkon drejt përgjysmimit. Në fshatin Lifaj të Lushnjes fermerët dhe blegtorët thonë se kanë humbur interesin për mbarështimin e gjetheve për shkak se ka rënë ndjeshëm çmimi i shitjes së qumështit me shumicë. Sipas tyre nga 1200 që kishte ky fshat para 5 vitesh tani kanë mbetur rreth 500 krerë lopë.

"Unë kam pasur 5 krerë, kam vetëm një tani që e mbaj sa për qumësht për familjen. Problemi jone është sepse ka rënë vlera e qumështit, manipulohet nga fabrikat dhe e marrin me çmim te lire. Me 40 lek për litër e shesim aktualisht".- tha Vesel Kote, fermer.

"Kam pasur  12 krerë lopë dhe tani kam 3, por do ti heq, do ti there dhe këto se s'ka asnjë interes. Sot është 40 lek litri e qumështit. Blegtoria po shkatërrohet, skam marrë asnjëherë subvencionim".- u shpreh fermeri Shkëlqim Sulko.

Ku e shisni qumështin dhe sa lek me shumicë?

‘Vjen e merr njëri këtu (grumbullues) e çon në baxho. E shesim nga 38 deri në 40 lek një litër qumësht. I shita lopët unë u bënë 2 muaj, i hoqa lopët, ra pazari, ra qumështi. Kilja e ujit është 50 lek, kilja e qumështit 40 lek. Ca bëhet kështu?’- tha fermeri Eduardo Sulko.

Një tjetër shqetësim që ngrenë blegtorët dhe fermerët e Lushnjës është rritja e çmimit për inputet bujqësore.

"Inputet bujqësore kanë vajtur shumë shtrenjte, një kuintal ure 110 mijë lek! Për shkak të pamundësisë kemi lënë grurin pa i hedhur plehun. Këtu është katastrofë, ka marre fund çdo gjë. Qeveria të hedh sytë nga fshati. Koncentrati i misrit ka shkuar 450 lek/kg.  120 mijë lek kushton kuintali i uresë, 130 kuintali i DAP, blegtoria ka vajtur në greminë".- tha fermeri, Shkëlqim Sulko.

Kërkesa e tyre për Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Financave është ndryshimi i skemës së subvencioneve. Subvencioni për njësi prodhimi e nxjerr blegtorinë nga kriza.

"Kjo situatë zgjidhet vetëm me subvencionim 100 lek për litër/qumësht dhe 100 mijë lek për krerë".- tha Shkëlqim Sulko.

Çmimet e larta të plehrave kimikë, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve e kanë rënduar klimën e bizneseve në bujqësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samuel: 29/01/2022 13:35

    Qeveri e lodhme. Nuk kontrollon dot cilesine e produktit bujqesor, si rrjedhim fermeret e pesojne nga konkurrenca e pandershme nga tregtare qe shesin produkte te manipuluara ose produkte te subvencionuara nga shtetet fqinje. Masat antidumping ne dogane jane 0. Rezultati, fermeret jane ne kushtet e mbijeteses!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë