Coca-Cola 20 vjet në Shqipëri
Busi: Këtë ditë e shohim si pikë nisje

Coca-Cola 20 vjet në Shqipëri<br />Busi: Këtë ditë e shohim si pikë nisje
TIRANE -  Këtë të hënë, kompania Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) feston 20-vjetorin e saj. CCBS ishte investimi i parë i huaj në Shqipërinë post-komuniste dhe u ndërtua në një kohë rekord prej 83 ditësh. Aksionerët e kompanisë janë grupi ACIES nga Italia, kompania mëmë The Coca-Cola Company dhe qeveria shqiptare.

Në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e “Coca Cola Bottling” në Shqipëri, Presidenti i kompanisë, Luca Busi. Tha se ky është një moment i rëndësishëm për kompaninë dhe arritjet e deritanishme.
 
“Është një ditë e rëndësishme për ne. Mbushen 20 vite që ne operojmë në këtë treg, dhe është një eksperiencë e bukur. Kemi vëmendje edhe ndaj problemeve të mjedisit”, tha Busi.
 
Ndërsa, Administratorja e kompanisë Christina Busi tha se “Në 19 maj të 1994 është muaji i dallëndysheve, dhe Coca Cola ka lindur në muajin e dallëndysheve ne vendin e shqiponjave. Nuk ka qenë e lehtë në fillim. Por problemet i rikuperim me kohën. Patëm sukses pasi ishte një produkt i dëshiruar. Ne kemi 54 vite që merremi me këtë punë, që në fillim në Emiglia Romagna, në Sicili e pastaj në Shqipëri. Mua Shqipëria më ka dhënë shumë, mikpritja me ka bërë të ndihëm mirë. Në Shqipëri ka shumë vlera të rëndësishme, por që në pjesën më të madhe të botës po humbin”.
 
I pranishëm në ceremoninë e festimit të 20-vjetorit ishte edhe Ahmet Bozer, Zëvendës President i gjigandit nga Atlanta në SHBA, i cili tha se kompania e Coca Cola-s në Shqipëri ka performuar mirë edhe në vitet kur Europa ishte në krizë.
 
“Është e mahnitshëm që kudo ku shkon në botë dëgjon histori për Coca Cola-n. Kjo qëndron për të vendosur raporte me klientët tanë. Duke dëgjuar këtë dëshmi jam i kënaqur të shoh që kjo ecuri ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Biznesi ynë do të rritet siç ka ndodhur me Coca Cola-n edhe në vitet e kaluar. Duke filluar nga 2007-2008 dhe kriza që goditi Evropë, është e mahnitshme të shihej kjo dritë në Shqipëri që vazhdonte të rritej në mënyrë të vazhdueshme”, tha Bozer.
 
Ndërsa, Seiti shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare në mbarëvajtjen e punës së kompanive dhe krijimin e klimës së përshtatshme të biznesit për investime të huaja në vendin tonë.
 
“Investimi i parë i huaj në vend. investim kurajoz. Ka kaluar shumë peripecira shumë vështirësi, por mbetet nga investimet më të suksesshme që kemi në vend. jemi të interesuar që kjo ndërmarrje të jetë e suksesshme, dhe të merret si shembull edhe nga kompanitë e tjera”, tha Seiti.
 
Në vitin 1994, kompania kishte 70 punonjës ndërsa sot, 20 vjet më pas, ka 304 punonjës të drejtpërdrejtë dhe 1,500 jo të drejtpërdrejtë. CCBS e mbylli vitin 2013 me një turnover prej 22 milionë euro, me rritje në volum prej 3.9%, dhe me një rritje prej 42% në të rezultatin neto krahasuar me vitin 2012. D

Në këtë përvjetor, Presidenti i kompanisë, Luca Busi është krenar për arritjet por jo i vetëkënaqur, “Këtë 20-vjetor e shohim si një pikë nisjeje, jo si pikë mbërritjeje.”

Kompania ka bërë publike planet e saj për vitet e ardhshme, si dhe ka përuruar një projekt novator për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.
 
Znj. Cristina Busi Ferruzzi, Presidente e Shoqërisë ACIES, shprehet, “Jemi krenarë që kemi kontribuar në përparimin e vendit, duke qenë të parët që investuam dhe i dhamë jetë zonës industriale të Tiranës.”
live ngakomapnia coca cola
LUCA BUSI
(Foto/Presidenti i kompanisë, Luca Busi)

coca cola

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania

Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania