Çollaku në Report Tv: Dje kemi zhvilluar takim me Bashën, demokratët duhet të bashkohen! Nuk do hapë parti të re politike

TIRANË- Ndonëse larg vëmendjes së publikut, Lulzim Basha ende nuk i ka ndalur përpjekjet për bashkimin e demokratëve në bazën e Partisë Demokratike. Kryetarja e njësisë numër 2 të PD-së në Tiranë, Mirlinda Çollaku tha në Report Tv se kanë zhvilluar një ditë më parë një takim me Bashën.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku hodhi poshtë të gjitha informacionet që kanë qarkulluar se Basha po përpiqet të krijojë një parti të re, ndërsa theksoi se nuk ka në plan asnjë organizatë të re politike, por i vetmi problem madhor që ka PD është bashkimi i demokratëve.

“Dje ka qenë një drekë miqësore me krerët e degëve të PD, që kanë kontribuar në PD gjatë pjesë së opozitës sidomos gjatë katër vjeçarit të fundit, sjellje rutinë që ai e mban. Nuk është folur kurrë për një parti tjetër por për situatën në PD. Secili ka pasur shqetësimin sesi PD po përballet në terren, por edhe demokratë me përçarjen. Ka pasur optimizëm se ka një pjesë solide të demokratëve në njësitë, që kanë ndërgjegjen që PD nuk do duhet të ndahet pavarësisht përpjekjeve. (..) Ka qenë një kafe po në këtë format dhe lajmet dolën për krijimin e një parti te re, ka zero diskutime për organizatë tjetër, ka një shqetësim madhor që PD do duhet për tu përballur dhe do duhen kontributet”, u shpreh Çollaku në Report Tv.

Ndalur në procesin e zgjedhjeve që ka zhvilluar Sali Berisha, Çollaku tha se ka qenë një proces i njëanshëm që nuk ka qëllim bashkimin e demokratëve, por Berisha të përdorë partinë si një mburojë për interesin e tij. Sipas saj, PD ka vetëm dy rrugë për të ecur përpara, të jetë bashkë dhe të ketë mbështetjen e SHBA, dy kushte sipas së cilës Berisha nuk i plotëson dot.

“Të jetë bashkë dhe të ketë aleancë me SHBA, me këto dy rrugë Berisha nuk e garanton dot as bashkimin dhe as aleancën me SHBA. Do duhej ta bënte një hap pas. Në të mirë të PD”, tha ajo.

Që prej dorëheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me krerët e degëve në të gjithë vendin me qëllim bashkimin e demokratëve, por end enuk dihet se cila do jetë lëvizja e radhës. Nga ana tjetër, sipas Komsionit të Rithemelimit, sali Berisha është zgjedhur kryetar i PD-së me 93.4% të votave, por çështja e kontrollit të PD-së nuk është zgjidhur ende pasi nuk ka një vendim të formës së prerë nga Apeli.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit