Conference League/ Martini: Teuta favorite kundër Escalades! Xhaferri: Vllaznia kënaqet edhe me barazim në transfertë

Trajneri i Teutës Edi Martini është shumë optimist për kualifikimin në turin e tretë të Conference League. Skuadra durrsake do të luajë të enjten në orën 19:00 ndeshjen e parë të turit të dytë në Durrës kundër skuadrës nga Andora Inter Escalades.

Edi Martini, trajner i Teutës: ‘Po e njohim, e njohim kundërshtarin falë atyre dy ndeshjeve që ka zhvilluar në Durrës kundër Prishtinës. Megjithatë ne në ndryshim nga ndeshja me Sheriff Tiraspol do fokusohemi te loja jonë dhe jo te kundërshtari. Në letra kemi shanse shumë, por letra nuk është gjithçka. Pavarësisht cilësivbe tona dhe të kundërshtarit duhet të jemi të fokusuar 100% në fushë. Them që shpresat më të mëdha janë për ne, por gjithsesi shpirti i skuadrës do të bëjë diferencën.’

Ndërkohë po të enjten, për turin e dytë të Conference League, Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë në Qipro kundër Ael Limasol. Drejtuesit shkodran shprehen se një barazim do ishte një rezultat tejet pozitiv në transfertë.

Alban Xhaferri, sponsori i Vllaznisë: ‘Do jetë një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi sepse është një kundërshtar i fortë, me buxhete më të mëdha se ne, por ne ecim gjithmonë me idenë që të marrim një rezultat pozitiv këtu. Një barazim do ishte mëse pozitiv në mënyrë që të na lehtësohet puna pastaj në Shkodër.”

Po te enjten, për turin e dytë të Conference League, Partizani do përballet në transfertë kundër Bazelit, ndërsa Laçi pret rumunët e Craivoas.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja