Conference League, Ministri i Brendshëm thirrje bizneseve private: Shpalleni 25 majin ditë pushimi, Tirana do jetë e paralizuar

TIRANË- Duke shpjeguar masat e marra, për finalen e Conference League ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i bëri thirrje bizneseve private në kryeqytete si edhe bankave që ta bëjnë 25 majin një ditë pushimi, për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë atë ditë, si edhe paralizimit të qarkullimit.

Çuçi iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë Tiranës që të mos tentojnë të vijnë në kryeqytet për të parë ndeshjen nëse nuk kanë një biletë në stadium, pasi qyteti do jetë në dipozicion të atyre që janë të pajisur me bileta dhe banorëve.

“Do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një ditë të vërtetë feste për gjithë Tiranën. Po parashikojmë çdo gjë në detaje në mënyrë që të mos cenohet askush në këtë festë të madh. Çdo gjë është në kontroll, iu bëj thirrje shqiptarëve jashtë Tiranës që nuk kanë biletë mos të tentojnë të vijnë në Tiranë se do jetë në dispozicion të atyre që kanë biletë dhe tifozëve të Romës e Feynoord. Bizneseve që s’kanë lidhje me finalen restorantet baret dhe gjithë shërbimet, bankave apo zyrave private, ashtu siç kemi bërë me institucionet publike dhe shkollat ta shpallin ditë pushimi të mërkurën pasi Tirana do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve. Kemi marrë masa që çdo mik që vjen nga Roterdami dhe Roma t’i ketë dyert e hapura në mënyrë që të aksesojnë Tiranën në mënyrë sa më të lehtë”, tha Çuçi.

Çuçi bëri me dije se dy ekipet policie nga Roterdami dhe Roma i janë bashkuar ekipeve të policisë së Shtetit për të bërë të mundur parandalimin çdo situate të pakëndshme, apo akt dhune mes tifozëve.

“Kemi kohë që punojnë në bashkëpunim me policinë e Roterdamit dhe Romës, na janë bashkuar ekipet e policisë në mënyrë që të koordinojmë të gjithë veprimet për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme, do marrim masa që të parandalojmë çdo akt dhune që i kemi parë në të gjitha finalet në botë, edhe ndodhin në situata të tilla”, u shpreh ministri.

Sakaq, do të ketë hapësira të dedikuara për parkim, si për autobusët që do transportojnë tifozët, por edhe për qytetarët që do lëvizin me makinë për të parë ndeshjen.

"Kemi hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve, mjetet e vogla, për çdo sportdashës që do vijë ta shijojë. Harta është e plotë, do bëhet publike, por e gjithë struktura kanë në bashkëpunim me institucionet e tjera ka koordinuar do gjë në lidhje me trafikun e shtuar që do kemi atë ditë”, vijoi ai.

Ministri theksoi se nuk do të ketë ndalim qarkullimi për të gjithë personat që do duhet të jenë në punë apo edhe ata që do duan të largohen nga Tirana. 

“Ata që do jenë në punë nuk diskutohet që do lejohet sikundër edhe kush do që të dalë do ketë kanalet e daljes.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mane: 23/05/2022 17:22

    nuk kemi ne infrastrukture per te perballuar evente te tilla- te ne paralizohet jeta dhe pune saqe behet thirrje te tilla per te bere pushim. pagen ditore do ta marrin punonjesit e mi qe jane 1000 persona. mua si biznes me duhet te paguaj 16.000 euro ne dite paga, por qe te paguaj duhet te marr sherbimin e tyre. do me jape qeveria fondin ditor te pageses se punetoreve?

    Përgjigju
  • Nepunesi i shtetit: 23/05/2022 17:07

    Hiqja rrogen nepunesve te shtetit kur i le pushim dhe hajde flasim pastaj. Plehra me kollare

    Përgjigju
  • genc: 23/05/2022 16:47

    pse ja pagun bizneseve ky faturen?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë