Conte në Senatin italian: Veprim dritëshkurtër të shtyhen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë, do sillte pasoja

Conte në Senatin italian: Veprim dritëshkurtër të shtyhen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë, do sillte pasoja

"Do të ishte dritëshkurtër, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave,  pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë të vendosura nga Bashkimi Evropian ” Kështu ka deklaruar Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte gjatë konferencës së tij para Senatit në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian, duke përsëritur se Italia vazhdon të mbështesë konkluzione të favorshme për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Conte ndër të tjera ka thënë se është kundër ndarjes së dy vendeve pasi sipas tij kjo do të dërgonte sinjale negative për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për Kryeministrin italian është thelbësore që të kuptohet që një refuzim pa dhënë mundësi as për të kryer detyrat e shtëpisë do t'i largonte dy vendet nga horizonti Evropian.

"Nuk është për tu shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon Shtetet Anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme  pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal ” ka përfunduar Conte.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte edhe ditën e djeshme gjatë një vizite në Tiranë ku pati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia do të vijojë mbështetjen për vendin tonë si në procesin e integrimit dhe atë ekonomik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?