CoNVat/ Projekti europian që premton teste ultra të shpejta për Covid-19

CoNVat/ Projekti europian që premton teste ultra të shpejta për Covid-19

Teksa shkencëtarët evropianë janë të zënë me luftimin e pandemisë ditë e natë, në këtë fazëtë emergjencës shëndetësore diagnoza është thelbësore.

Në Institutin e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Barcelonë, ekipi i Profesores Laura M. Lechuga po zhvillon një nano-biosensor, për zbulimin e Covid-19 në një kohë të shkurtër.

"Një mostër e pështymës, e cila futet në pajisje, pas disa minutash kjo do t'ju tregojë nëse jeni të infektuar apo jo, si dhe do tju japë vlerën e ngarkesës virale" - u shpreh Lechuga.

Si funksionon kjo provë e shpejtë?

Nuk është nevoa për personel të specializuar për të kryer këtë provë. Por si funksionon saktësisht pajisja?

Një preparat biologjik vendoset në mikroçipet fotosensitivë, të cilët "bllokojnë" virusin.

Ky ‘kurth prej lëngu’, i zhvilluar nga Universiteti i Marsejës, vepron si karrem për proteinën S të koronavirusit.

Studiuesit injektojnë përbërjet joaktive SARS CoV-2 në biosensor. Rrezet e dritës të futura në mikroçip kapin praninë dhe sasinë e virusit në mostër në shkallë nanometrike.

Bashkëpunimi gjithë-evropian përmes projektit europian quhet CoNVat. Buxheti i tij i përgjithshëm është 2.54 milionë euro nga fondet evropiane për kërkime dhe inovacione.

Është një projekt dy-vjeçar i lindur nga bashkëpunimi i qendrave të specializuara në Spanjë, Francë dhe Itali.

Testi i shpejtë jo vetëm që do të përdoret në luftën kundër Covid-19, por do të ndihmojë në parandalimin e pandemive në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit